Home > China News
Pajisja e parë bërthamore e dizenjuar në Kinë transportohet në Francë
2017/02/15

Një pjesë e pajisjeve kineze të energjisë bërthamore është transportuar në Francë, duke shënuar futjen e parë në tregun europian të një pajisjeje të tillë, të dizenjuar dhe krijuar nga Kina.

Makineria e rëndë Dongfand e prodhuar nga Korporata Elektrike Dongfang e Kinës (DEC), u transportua të martën te Grupi elektrik francez për ngrohësit me presion të ulët EDF.

Ndrohësi me një gjatësi prej 13.85 metrash mund të përdoret për përmirësimin e efikasitetit të njësive prej 900 megavat.

EDF është një ndër operatorët më të mëdhenj të energjisë bërthamore në botë. Bordi i tij miratoi ndërtimin në korrik të vitit 2016 të termocentralit bërthamor Hinkley Point C në Mbretërinë e Bashkuar. Dy muaj më vonë, ky grup u bashkua me Korporatën e Përgjithëshme të Energjisë Bërthamore të Kinës për një sërë projektesh të energjisë bërthamore në Britani.

Suggest To a Friend:   
Print