Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez takon rektorin e ri të Universitetit të Tiranës
2020/09/22

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua të enjten me rektorin e ri të Universitetit të Tiranës Artan Hoxha. Të dyja palët shkëmbyen mendime mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë midis Kinës e Shqipërisë.

Ambasadori Zhou e uroi z. Hoxha për marrjen e detyrës së rektorit. Ai theksoi se arsimi lidhet me nivelin e shoqërisë dhe të ardhmen e vendit dhe se Kina e Shqipëria i kushtojnë shumë rëndësi arsimit të lartë. Shqipëria ka potencial të madh zhvillimi. Si universiteti publik më prestigjioz në Shqipëri, Universiteti i Tiranës ka një mision të shenjtë, u shpreh përfaqësuesi diplomatik i Kinës në Shqipëri, duke shtuar më tej që vitet e fundit, shkëmbimet në fushën e arsimit midis dy vendeve kanë ruajtur prirjen e mirë. Instituti “Konfuci” në Universitetin e Tiranës është bërë qendra e mësimdhënies së gjuhës kineze në Shqipëri. Çdo vit, studentë nga Universiteti i Tiranës shkojnë në Kinë për të studiuar dhe ka edhe studentë kinezë që vijnë në Universitetin e Tiranës për të studiuar. Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina ka investuar shumë në arsim dhe universitetet e ndryshme kineze zhvillojnë në mënyrë aktive shkëmbimet ndërkombëtare. Ambasada e Kinës në Shqipëri është e gatshme të ndihmojë Universitetin e Tiranës të zhvillojë bashkëpunim me më shumë universitete kryesore kineze dhe të arrijë më shumë rezultate bashkëpunimi.

Rektori Hoxha tha se miqësia tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë është kujtesa e përbashkët e të dy popujve dhe duhet të trashëgohet dhe zhvillohet vazhdimisht. Universiteti i Tiranës ka krijuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi me Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit etj., dhe shpreson të zhvillojnë shkëmbime të ngushta me më shumë universitete kineze në të ardhmen. Ai shtoi se Universiteti i Tiranës është i gatshëm të zhvillojë bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe të nivelit më të lartë për të ngritur ndikimin e vet dhe për të ndihmuar në zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës e Shqipërisë.

Suggest To a Friend:   
Print