• Home
  • Ambassador’s Message
  • About the Embassy
  • Consular Affairs
  • China-Albania
  • About Albania
  • 中文
About the Embassy
Ambassador’s Message
Ambassador's Biography
Structure of Embassy
Contact Us
Tour the Embassy
Consular Affairs
Visas to China
Notarization & Legalization
Important Notice
Download Forms
China-Albania
About Albania
Bilateral Relationship
China-Albania Exchanges
Albanian Scenery
Office of Economic and Commercial Affairs

Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
  • Ambasadori Zhou Ding publikoi artikullin Duke mbajtur flamurin e bashkëpunimit, le të krijojmë bashkë një të ardhme të bukur(2021-02-24)
  • Ambasada kineze në Shqipëri, veprimtari kremtimi virtuale për Vitin e Ri(2021-01-05)
  • Urimet për vitin e ri nga Ambasadori ZHOU Ding(2021-01-05)
  • Ambasadori kinez Zhou Ding takon kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama(2020-12-22)
  • Njoftim mbi Aplikimin Online për Certifikatën e Deklaratës së Shëndetit për pasagjerët jo-kinez(2020-11-21)
  • Notice on Online Application for Health Declaration Certificates for Non-Chinese Passengers(2020-11-19)
  • Njofim mbi kërkesat e linjave ajrore për Certifikatat e Rezultateve Negative të Testit të Acidit Nukleik dhe Testit të Gjakut të Anti-trupave(2020-11-05)
  • Notice on Airline Boarding Requirements for Certificates of Negative Nucleic Acid and Anti-Body Blood Tests Results(2020-11-03)
  • Strengthening Friendship, Progressing Towards Sustainable Development in Solidarity(2020-10-05)
  • Thellimi i miqësisë dhe bashkëpunimit kino-shqiptar, përqafimi i zhvillimit të gjelbër dhe të qëndrueshëm(2020-10-05)
  • Deklarata e zëdhënësit të Ambasadës Kineze në Shqipëri për fjalimin lidhur me Kinën nga Nënsekretari i Shtetit të SHBA-së, Keith Krach gjatë vizitës së tij në Shqipëri(2020-10-03)
  • Kina dhuron 150 pemë miqësie për Tiranën(2020-09-29)
  • Fjalimi i Ambasadorit të Kinës ZHOU Ding në Aktivitetin e Mbjelljes së Pemave me Bashkinë e Tiranës(2020-09-27)
  • Intervista e Ambasadorit të Kinës, z. Zhou Ding, për revistën Europa para Ditës Kombëtare të Kinës(2020-09-24)
  • Ambasadori kinez takon rektorin e ri të Universitetit të Tiranës(2020-09-22)
  • Ambasadori kinez merr pjesë në dorëzimin e dhurimeve për Arkivin Shtetëror të Filmit të Shqipërisë(2020-09-17)
  • Fjalimi i Ambasadorit ZHOU Ding në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, dhe ceremoninë e shfaqjes së dokumentarit të miqësisë Kinë-Shqipëri(2020-09-17)
  • Ambasada kineze i dorëzon përsëri Shqipërisë materiale të përballimit të epidemisë(2020-07-31)
  • ''Të bashkohemi si një trup për fitore të luftës ndaj COVID-19''(2020-07-06)
  • Solidarity and cooperation, the best weapon in the war against COVID-19(2020-07-03)
  • Ambasadori kinez i dorëzon Bashkisë së Lezhës materialet e ndihmës antiepidemike të Kinës(2020-07-01)
  • Ambasadori kinez i dorëzon palës shqiptare raundin e tretë të materialeve të ndihmës(2020-06-04)
  • Ambasadori Zhou Ding viziton familje shqiptare për 1 Qershorin(2020-06-04)
  • Ambasadori kinez Zhou Ding takon përfaqësuesen e OBSh-së në Shqipëri(2020-05-25)
  • Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding i dorëzon palës shqiptare materialet antiepidemike(2020-04-27)
  • Ambasadori i Kinës në Shqipëri jep intervistë për "News 24" mbi pandeminë e koronavirusit(2020-04-27)
  • Ndihma e parë nga Kina mbërrin në Shqipëri për luftën kundër COVID-19(2020-04-01)
  • Ambasadori i Kinës jep intervistën lidhur me COVID-19 për Euronews Albania(2020-03-24)
  • Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding jep intervistë mbi Pandeminë e COVID-19(2020-03-17)
  • Ambasadori ZHOU Ding takon anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptare(2020-02-27)
Chinese Leaders’Activities
  • Xi Jinping Attends the 25th APEC Economic Leaders' Meeting and Pays State Visits to Vietnam and the LaosMore...
  • Li Keqiang Attends the 17th Meeting of the Council of Heads of Government of the Member States of the Shanghai Cooperation Organization, Pays Official Visits to Tajikistan and the Netherlands, Attends the 12th Asia-Europe Meeting (ASEM) Summit and Pays a Working Visit to BelgiumMore...
Hot Topics
  • BELT AND ROAD PORTAL
  • COOPERATION BETWEEN CHINA AND CEEC COUNTRIES
  • FITHING COVID-19: THE CHINESE WAY
  • More...
New Media for Foreign Affairs
“外交小灵通”微博、微信、微视
About the Embassy
Ambassador’s Message
Ambassador's Biography
Structure of Embassy
Contact Us
Tour the Embassy
Consular Affairs
Visas to China
Notarization & Legalization
Important Notice
Download Forms
China-Albania
About Albania
Bilateral Relationship
China-Albania Exchanges
Albanian Scenery
Office of Economic and Commercial Affairs

Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori Zhou Ding publikoi artikullin Duke mbajtur flamurin e bashkëpunimit, le të krijojmë bashkë një të ardhme të bukur
2021/02/24

Më 22 dhe 23 shkurt, Ambasadori Zhou Ding ka publikuar në Gazeta Shqiptare dhe Albanian Daily News artikullin e tij Duke mbajtur flamurin e bashkëpunimit, le të krijojmë bashkë një të ardhme të bukur, për të prezantuar në mënyrë të përgjithanshme dhe të thellë rezultatet dhe rëndësinë e Samitit të Udhëheqësve të Kinës dhe të Vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore. Më poshtë është artikulli:

Më datën 9 shkurt, u zhvillua në mënyrë virtuale Samiti i Udhëheqësve të Kinës dhe të Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (EQL). Presidenti i Kinës Xi Jinping drejtoi këtë samit dhe mbajti fjalimin, ndërsa udhëheqësit e Kinës dhe të vendeve të EQL-së diskutuan bashkëpunimet në fusha të ndryshme si luftë kundër pandemisë, rimëkëmbje ekonomike, ndërlidhje, zhvillim të gjelbër dhe inovativ, etj.. Ky samit ka kuptim të rëndësishëm në historinë e bashkëpunimit kino-evropian dhe të Bashkëpunimit mes Kinës dhe të Vendeve të EQL-së.

Së pari, ky samit u zhvillua tamam në kohën e duhur. Qysh nga viti 2020, pandemia COVID-19 është përhapur në mbarë botën, e cila përballet me sfidat e rënda shumë-dimensionale. Pandemia, e cila ka ndryshuar jetën tonë, na ka bërë të kuptojmë më qartë cenueshmërinë e qenieve njerëzore ndaj natyrës, të ndiejmë më qartë lidhjen e ngushtë mes nesh, dhe të perceptojmë më mirë rëndësinë e multilateralizmit dhe kuptimin e ndërtimit të Komunitetit të Një të Ardhme të Përbashkët të Njerëzimit. Tamam në këtë kohë që është plot me sfida por ekziston shpresa, palët i përgjigjen nismës kineze, dhe u mblodhën në Samitin e Udhëheqësve të Kinës dhe të Vendeve të EQL-së. Gjatë samitit, Presidenti Xi Jinping dhe udhëheqësit e tjerë shkëmbyen mendimet lidhur me gërmimin e potencialit të bashkëpunimit mes Kinës dhe Vendeve të EQL-së, përballimin e sfidave shumë-dimensionale, për të shkruar kapitullin e ri të këtij bashkëpunimi.

Së dyti, ky samit ka dhënë rezultate të shumta dhe ka treguar vitalitetin e fortë të kësaj nisme. Prej 9 vitesh nga krijimi i Nismës së Bashkëpunimit mes Kinës dhe Vendeve të EQL-së, palët pjesëmarrëse ndajnë bindjen se hapja sjell mundësi dhe gjithëpërfshirja siguron diversitetin. Bashkëpunimi bazohet në respekt të ndërsjellë dhe nuk ka kushte politike. Të gjitha vendet e përfshira, pavarësisht nga madhësia e tyre, janë partnerë të barabartë në këtë nismë bashkëpunimi që karakterizohet me konsultime të gjera, kontribut të përbashkët dhe përfitime të përbashkëta. Prandaj, rruga e bashkëpunimit të 18 vendeve po zgjerohet më tej, duke u bërë një bashkëpunim të gjithanshëm, të gjerë dhe shumë-dimensional. Në vitin 2020, vëllimi i tregtisë mes Kinës dhe 17 vendeve të EQL-së kaloi 100 miliona dollarë amerikan, duke u rritur me 85% krahasur me 9 vite më parë, dhe numri i turistëve në dy drejtime është rritur nga 500 mijë deri në 2.6 milionë. Me pandeminë e papritur, palët kanë dhuruar materialet e shumta mjekësore në kanale mes qeverive, kompanive dhe individualëve, dhe kanë ndarë informacione e eksperienca kundër pandemisë. Treni Kinë-Evropë ka rritur kapacitetin e mallrave me më shumë se 50% përkundrejt trendit të rënies ekonomike, duke u bërë "treni i jetës" që sjell materiale kundër pandemisë. Kemi një fjalë të urtë, rruga e gjatë tregon fuqinë e kalit. Duke kaluar 9 vite dhe provimin e pandemisë, Bashkëpunimi mes Kinës dhe Vendeve të EQL-së tashmë është bërë një platformë e rëndësishme ku palët ndihmojnë njëri-tjetrin dhe zhvillohen së bashku.

Në këtë samit u publikuan afro 90 dokumente të bashkëpunimit praktik dhe lista e rezultateve me vlerë totale 13 miliardë dollarë amerikan, duke përfshirë fushat e transportit, infrastrukturës energjietike, financës, bujqësisë, biznesit digjital, turizmit, arsimit, kulturës, mbrojtjes të mjedisit etj.. Këto dokumente dhe lista pasqyrojnë nevojat dhe pritjet të vendeve, dhe rezultatet do të përfitojnë drejtpërdrejt nga njerëzit e të gjitha vendeve. Ndër këto, janë edhe dokumentet e bashkëpunimit Kinë-Shqipëri si Memoradumi Mirëkuptimi për Ngritjen e një Grupi Pune të Përbashkët për Bashkëpunim Investimi, dhe protokolet mbi inspektimin dhe kushtet e karantinës për eksportimin e mjaltit dhe produkteve të bulmetit nga Shqipëria për në Kinë, të cilat ofrojnë mundësi të reja për zgjerimin e investimit dhe të tregtisë mes dy vendeve tona.

Së treti, ky samit ka hartuar planin e ri të bashkëpunimit në të ardhme. Udhëheqësit pjesëmarrës kanë shprehur dëshirën dhe besimin e forcimin e mëtejshëm të nismës bashkëpunimi, duke rënë dakord se Bashkëpunimi mes Kinës dhe Vendeve të EQL-së është një provë e mirë e bashkëpunimit të hapur mes vendve që janë me kultura të ndryshme, sisteme të ndryshme dhe në faza të ndryshme të zhvillimit. Samiti e ka përcaktuar parimet e përshtatur me nismën dhe të pranuar nga të gjitha palët, që janë konsultimi përbashkët, bashkëpunimi i ekuilibruar dhe praktik, hapja dhe gjithëpërfshirja, inovacioni. Me bindjen që "17+1 bëjnë më shumë se 18", samiti inkurajon palët të shfrytëzojnë avantazhet e veta, për të realizuar përfitime të përbashkëta. Palët përcaktuan drejtime dhe rruga të bashkëpunimit në fazën tjetër, duke aprovuar Planin Veprimi të Pekinit të Bashkëpunimit mes Kinës dhe Vendeve të EQL-së 2021. Presidenti Xi ka propozuar 4 pikat: bashkohemi për të mposhtur pandeminë; përqendrohemi te konektiviteti për të nxitur zhvillimin e ndërlidhur; promovojmë tregtinë, investimin dhe shkëmbimin njerëzor, për të rritur rezultatet e bashkëpunimit; kushtojmë rëndësi zhvillimit të gjelbër dhe inovacionit teknologjik, për të krijuar energjinë e re të bashkëpunimit. Xi deklaroi se, pala kineze do të vazhdojë të promovojë shpërndarjen dhe përdorimin e drejtë të vaksinave anti-COVID në të gjithë botën, dhe është e gatshme për bashkëpunim me vaksinat me vendet e EQL-së. Kina synon të importojë, në pesë vitet e ardhshme, më shumë se 170 miliardë dollarë amerikanë mallra nga vendet e EQL-së. Kina do të përpiqet të dyfishojë importet bujqësore nga vendet e EQL-së dhe të rritë tregtinë bujqësore të dyanshme me 50 përqind gjatë pesë viteve të ardhshme. Gjithashtu, në kuadër të Bashkëpunimit Kinë-EQL, Kina do të mbështesë krijimin e mekanizmit dialogu mbi bashkëpunimin e tregtisë digjitale, krijimin e aleancës për industrinë e shëndetit publik, dhe krijimin e qendrës kërkimore të shkencës e teknologjisë inovative. Me rastin e vitit 2021 si viti i zhvillimit të gjelbër dhe mbrojtjes së mjedisit të Bashkëpunimit Kinë-EQL, ne do të thellojmë edhe bashkëpunim dhe shkëmbim në fushat e ekonomisë të gjelbër, të energjisë së pastër etj..

Së katërti, ky samit ka dhënë fuqi të re marrëdhënieve Kinë-Evropë. Bashkëpunimi Kinë-EQL, si pjesa përbërëse dhe plotësuese e dobishme të marrëdhënieve Kinë-Evropë, do të nxisë zhvillimin përkatës të Kinës dhe vendeve të EQL-së, dhe gjithashtu do të ndihmojë për një marrëdhënie më gjithëpërfshirëse dhe të ekuilibruar Kinë-Evropë. Kina dhe Evropa ndajnë shumë pika të përbashkëta bashkëpunimi dhe interesi, që po thellojnë vazhdimisht bashkëpunimin me përfitime reciproke në shumë fusha. Vitin 2020, Kina u bë partneri më i madh i tregtisë së BE-së. Të dy palët e nënshkruan Marrëveshjen për Treguesit Gjeografikë, përfunduan sipas planit negociatat mbi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për Investimet, dhe ndërtuan dialogut për bashkëpunimin e gjelbër dhe digjital. Marrëveshja Gjithëpërfshirëse për Investimet Kinë-Evropë pasqyron se të dy palët gëzojnë konsensus për tregtinë e lirë dhe multilateralizmin, dhe do të sigurojë investimeve të dyanshme një akses më të madh në treg, një mjedis më të përmirësuar të biznesit, dhe një garanci më të fortë të sistemit. Aktualisht BE-ja po shpejton procesin e neutralizimit të karbonit, ndërkohë Kina ka premtuar se do përpiqet të arrijë pikun e emetimit të dioksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060. Kina dhe Evropa do të diskutojnë bashkëpunimin të gjelbër dhe digjithal, do të promovojnë bashkë zhvillim të qëndrueshëm, për të mirën e të gjithë njerëzimit.

Mund të themi se, këto pika të përbashkëta bashkëpunimi përshtaten po ashtu Bashkëpunimin Kinë-EQL. Të gjithë vendet e EQL-së janë anëtarë të BE-së ose në procesin e integrimin në BE. Përvojat e 9 viteve dëshmojnë se, Bashkëpunimi Kinë-EQL ndihmon në ngushtimin e hendekut të zhvillimit brenda Evropës, arritjen e një zhvillimi të ekuilibruar midis vendeve, kështu që është i favorshëm në procesin e integrimit të BE-së. Bashkëpunimi Kinë-EQL i përmbahet konceptit të hapjes, gjithëpërfshirjes dhe transparencës, ndjek rregullat ndërkombëtare dhe përputhet me parimet e tregut dhe standardet e BE-së. Në çdo takim të udhëheqësve, do të ftohen BE-ja dhe të gjitha vendet që kanë interes të marrin pjesë.

Në filozofinë kineze, themi se kriza dhe mundësia shkojnë dorë për dorë. Aktualisht, pandemia ende po përhapet globalisht. Vendet ende përballen me sfida të mëdha, qoftë në parandalimin dhe kontrollin e pandemisë apo në rimëkëmbjen ekonomike. Kina është gati që, bashkë me vendet e EQL-së, duke përfshirë Shqipërinë, të krijojnë e të shfrytëzojnë mundësi në këtë krizë. Kina pret vendet pjesëmarrëse të kësaj nisme të përfitojnë nga avantazhet e tyre, të gërmojnë potencialet, të zbatojnë sa më mirë konsensuset e udhëheqësve në samit, për të nxitur bashkëpunimin në fusha të ndryshme të ecë përpara në mënyrë të vazhdueshme. Tani, Kina po ndodhet në fazën e re të zhvillimit, po zbaton konceptin e ri të zhvillimit, dhe po ndërton modelin e ri zhvillimi, për të realizuar një zhvillim më cilësor. Zhvillimi i qëndrueshëm i Kinës do t'i japë fuqi të madhe rimëkëmbjes dhe rritjes së ekonomisë botërore, dhe pikërisht do t'i sjellë hapësirë të re Bashkëpunimit Kinë-EQL. Le të ngjitemi në trenin drejt pranverës, dhe të realizojmë dorë me dorë zhvillimin e gjelbër e të qëndrueshëm. Rroftë miqësia kino-shqiptare!

     

Appendix: