Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasada kineze i dorëzon përsëri Shqipërisë materiale të përballimit të epidemisë
2020/07/31

Këshilltari politik i ambasadës së Kinës në Tiranë Bai Yunbin u takua të enjten me drejtoren e përgjithshme të Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, duke i dorëzuar palës shqiptare materialet e ndihmës për përballimin e epidemisë së COVID-19.

Bai tha se, pas shpërthimit të epidemisë, Kina dhe Shqipëria kanë ndihmuar dhe mbështetur njëra-tjerën dhe pala kineze i ka ofruar palës shqiptare disa kontingjente materialesh ndihme. Aktualisht, gjendja epidemike në Shqipëri është ende serioze dhe lufta kundër epidemisë do të jetë e gjatë. Këto materiale do ta ndihmojnë palën shqiptare në ngritjen e aftësisë së testimit, për ta fituar sa më parë luftën kundër koronavirusit.

Drejtorja Fico shprehu falënderime të përzemërta për ndihmat e vazhdueshme të palës kineze dhe tha se forcimi i aftësisë së testimit është kyçi i kontrollit të epidemisë në vend. Ajo shprehu besimin se këto materiale të fundit do të luajnë rol të rëndësishëm për fitoren përfundimtare në luftën kundër epidemisë në Shqipëri.

Suggest To a Friend:   
Print