Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ndihma e parë nga Kina mbërrin në Shqipëri për luftën kundër COVID-19
2020/04/01

Më 31 mars, me koordinimin e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, kitet testuese për koronavirusin e ri, të dhuruar nga Mammoth Foundation, një fondacion kinez bamirësie, mbërrijnë në Tiranë, duke sjellë dashamirësinë e popullit kinez ndaj popullit shqiptar.

Deri më datën 31, në Shqipëri ka raportuar 243 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe 13 pacientë që kanë humbur betejën me këtë virus. Koha është jeta. Testimi në kohë do të luajë një rol të rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër COVID-19.

Pas mbërritjes së kiteve testuese, qeveria dhe qarqet e ndryshme shqiptare kanë shprehur falënderimet e përzemërta për ndihmën kineze në kohë të vështirë, e cila është një mbështetje e fortë për Shqipërinë, dhe tregon miqësinë tradicionale mes dy vendeve. Me siguri, Shqipëria do të kapërcejë vështirësi dhe të fitojë luftën kundër COVID-19.

Suggest To a Friend:   
Print