Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasada kineze në Tiranë feston 92-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore
2019/07/26

Më 23 korrik, ambasada e Republikës Popullore të Kinës shtroi një pritje në hotelin Tirana International për festimin e 92-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Në këtë ngjarje morën pjesë mbi 300 personalitete të politikës, diplomacisë, ushtrisë dhe fushave të tjera, si dhe përfaqësues të institucioneve e kompanive kineze dhe të emigrantëve kinezë në Shqipëri.

    

Në fjalimin e rastit, ambasadori Zhou Ding tha se gjatë 92 viteve me erë dhe shi, ushtria kineze u themelua dhe u rrit në luftërat për pavarësinë e çlirimin kombëtar, u zhvillua dhe u forcua në Reformën dhe Hapjen të Kinës. Ushtria kineze ka dhënë kontribut e sakrifica në aktivitetet paqeruajtëse ndërkombëtare, eskortat detare, si dhe në përballimin ndaj katastrofave natyrore.

"Në të ardhme, si vendi kryesor i dërgimit të trupave dhe i financimit për operacionet paqeruajtëse të OKB-së, Kina do të vazhdojë t'i përmbahet politikës së mbrojtjes me karakter mbrojtës, do të vazhdojë të jetë ndërtuesi dhe ruajtësi i vendosur i paqes botërore", shtoi ai.

Sipas ambasadorit, gjatë gjysmë viti pasi mori detyrën, ai ka ndjerë nga afër gjallërinë e miqësisë tradicionale kino-shqiptare në kohën e re.

"Kina do të zhvillojë marrëdhëniet me Shqipërinë gjithmonë në bazë të miqësisë tradicionale, të parimit të barazisë dhe përfitimeve të ndërsjellta. Në kuadrin e 70-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, ambasada kineze do të nxisë vazhdimisht bashkëpunimet dypalëshe brenda kornizës së nismës "Një brez, një rrugë", do të mbështesë që Shqipëria të luajë një rol më aktiv e konstruktiv në Bashkëpunim midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore,duke ngritur pandërprerë nivelin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat politike, ekonomike, kulturore, arsimore, ushtarake, policore etj.

Në fjalimin, ambasadori theksoi se nuk diskutohet zhvillimi i vendit pa një ambient paqësor e të qëndrueshëm kombëtar e ndërkombëtar. Kina do të vazhdojë të realizojë fuqizimin e vendit me Reformën e Hapjen dhe novacion të pandërprerë, do të përballojë pasiguritë nga jashtë me përqendrimin strategjik dhe vetëbesim, do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të vendit, do të mbrojë fortë multilateralizmin, normat ndërkombëtare dhe sistemin e tregtisë së lirë, do të vazhdojë të promovojë idenë e studimit reciprok mes qytetërimeve, të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta. Kina do të nxisë më tej ndërtimin e "Një brez një rrugë", dhe do të punojë së bashku me vendet e tjera të botës për ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.

     

Të ftuarit në pritje vlerësuan arritjet e Kinës në zhvillimin ekonomik, reformën e mbrojtjes dhe ndërtimin ushtarak, duke cilësuar lart qëndrimin e hapur dhe përgjegjësinë që Kina ka mbajtur si një fuqi botërore. Ata shprehën dëshirën për forcimin e shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit me palën kineze për ruajtjen e përbashkët të paqes botërore në sajë të zhvillimit global.

     

Në pritjen u transmetua një video për arritjet e ushtrisë kineze dhe u shfaqën fotografitë për pjesëmarrjen e ushtrisë kineze në operacionet paqeruajtëse. Znj. Jing Xiaohong, bashkëshortja e këshilltarit ushtarak të ambasadës Liu Xingjiang interpretoi një sërë melodish të njohura me fizarmonikë.

Suggest To a Friend:   
Print