Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasada kineze në Tiranë organizon takimin e kompanive kineze
2019/06/04

Më 29 maj u zhvillua në ambasadën kineze në Tiranë takimi i kompanive kineze. Në këtë takim ishin të pranishëm ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding, këshilltari Lian Gang dhe përfaqësuesit e dhjetëra kompanive kineze, si Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (Tia), "Bankers Petroleum", "Sinohidro", "Hailong Oil Service", CRTV, "Huawei" etj.

Përfaqësuesit e bizneseve kineze prezantuan gjendjen operacionale të ndërmarrjeve kohët e fundit, mundësitë e vështirësitë etj. Ata e falënderuan ambasadën për orientimin dhe mbështetjen ndaj zhvillimit të biznesit të tyre. Në të ardhmen, ndërmarrjet kineze do të përmirësojnë biznesin kryesor, do të forcojë menaxhimin, sigurinë e prodhimit dhe funksionimin sipas ligjit, dhe do të kërkojnë më shumë mundësi të reja në bashkëpunimin e biznesit.

Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding u shpreh se sipërmarrjet kineze janë një urë lidhëse për të thelluar zhvillimin e marrëdhënieve kino-shqiptare. Ambasada kineze i kushton shumë rëndësi gjendjes së zhvillimit të ndërmarrjeve kineze në Shqipëri dhe është e gatshme t'u ofrojë atyre mbështetje e shërbime. Ambasada kineze i inkurajon ndërmarrjet kineze që të shtojnë përfitimet e ndërsjella dhe të forcojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit midis të dy vendeve. Vitet e fundit, zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe kino-shqiptare ka pasur një prirje të mirë. Ambasadori Zhou Ding shprehu shpresën se ndërmarrjet e përfshira do të përdorin mirë mundësitë që ofron nisma kineze "Një brez, një rrugë" dhe mekanizmi e bashkëpunimit "17+1", për të sjellë kontribute më të mëdha në bashkëpunimin pragmatik në fushën ekonomiko-tregtare.

Suggest To a Friend:   
Print