Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori Zhou Ding takohet me zv.kryeministrin shqiptar Erion Braçe
2019/05/22

Më 13 maj, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua me zv.kryeministrin e Shqipërisë Erion Braçe. Të dy palët shkëmbyen thellësisht mendimet mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kino-shqiptare. Në këtë takim ishin të pranishëm gjithashtu këshilltari politik i ambasadës kineze Bai Yunbing dhe këshilltarja e zv.kryeministrit Elda Bajraktari.

Ambasadori Zhou tha se Kina i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Shqipërinë dhe e ka konsideruar atë gjithnjë si një vend mik dhe partner. Ai shtoi se pala kineze është e gatshme të punojë me palën shqiptare, për shfrytëzimin e platformave si nisma "Një brez, një rrugë", Bashkëpunimi Kinë- Vende të Europës Qendrore e Lindore (EQL) për finalizimin e përbashkët të unanimitetit të arritur në Takimin e 8-të të Udhëheqësve Kinë-EQL, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat ekonomiko-tregtare, turistike, bujqësore, shëndetësore etj.

Ai shtoi se pala kineze e mirëpret palën shqiptare të forcojë në mënyra e platforma të ndryshme promovimin e produkteve turistike shqiptare në Kinë.

Nga ana e tij, z.Braçe u shpreh se tani, prirja e zhvillimit të marrëdhënieve shqiptaro-kineze dhe e bashkëpunimit në fusha të ndryshme është shumë e mirë. Pala shqiptare çmon miqësinë tradicionale mes dy vendeve, tha ai, duke shtuar se populli shqiptar dhe ai kinez janë të lidhur ngushtë në shpirt duke krijuar bazë të mirë për bashkëpunimin dhe shkëmbimet dypalëshe. Braçe nënvizoi se pala shqiptare është e gatshme për thellimin e bashkëpunimit me Kinën, pjesëmarrjen aktive në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" dhe bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve EQL si dhe për mësimin e përvojës dhe teknologjisë së përparuar kineze.

Zv.kryeministri tha gjithashtu se Shqipëria mirëpret investimet e ndërmarrjeve kineze. Kohët e fundit, numri i turistëve kinezë që kanë vizituar Shqipërinë është rritur ndjeshëm dhe pala shqiptare nuk mund ta injorojë këtë rast të mirë prandaj dëshiron vazhdimin e forcimit të bashkëpunimit turistik dypalësh për nxitjen e zhvillimit ekonomik shqiptar.

Suggest To a Friend:   
Print