Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez Zhou Ding takohet me delegacionin e BFSU-së
2019/04/17

Më 14 prill, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua në Tiranë me delegacionin e Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit (BFSU), kryesuar nga zv.rektori Yan Guohua.

Në këtë takim ishin të pranishëm këshilltari politik i ambasadës Bai Yunbin dhe drejtoresha e Zyrës së Shkëmbimeve dhe Bashkëpunimeve Ndërkombëtare të BFSU-së Ke Jing.

Ambasadori Zhou dhe z.Yan shkëmbyen mendimet rreth çështjeve si forcimi i mëtejshëm i ndërtimit të Institutit të Konfucit në Universitetin e Tiranës, nxitja e mësimdhënies së gjuhës kineze në Shqipëri, organizimi i aktiviteteve në kuadër të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Shqipëri etj.

Suggest To a Friend:   
Print