Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasada kineze dha mësime për "SME Albania"
2018/07/02

Me ftesën e Shoqatës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Shqipërisë (SME Albania), ambasada e Kinës në Shqipëri mori pjesë të enjten në aktivitetin e edicionit të dytë të Akademisë Verore të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme.

Në fjalimin e mbajtur në aktivitet, këshilltari tregtar i ambasadës së Kinës, Lian Gang, tha se pavarësisht nga distanca e madhe gjeografike, Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të thellë tradicionale. Nën drejtimin e nismës "Një brez, një rrugë" si dhe mekanizimit të "Bashkëpunimit 16+1", bashkëpunimi midis dy vendeve ka pasur një zhvillim të shpejt dhe është thelluar veçanërisht në fushat tregtare, të investimeve, energjetike, të komunikacionit, bujqësore, turistike etj. Deri në vitin 2017, vlera e përgjithshme e investimeve kineze në Shqipëri arriti në 830 milionë dollarë amerikan, kjo e rëndit Kinën si burimin kryesor të investimeve në Shqipëri. Kina është partnere kryesore tregtare e Shqipërisë, por tregtia midis dy vendeve nuk është ende e ekuilibruar plotësisht dhe struktura është ende e pa përfunduar. Këshilltari Lian ftoi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare që të marrin pjesë aktivisht në bashkëpunimin ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe Shqipërisë dhe të nxitin eksportimin e sa më shumë produkteve cilsore shqiptare në Kinë, në mënyrë që të ekuilibrohet tregtia midis dy vendev.

Zyra e Ekonomisë dhe Tregtisë pranë ambasadës dha një leksion me temë "Si të eksportojmë drejt Kinës". Të pranishmëve iu prezantuan klasifikimi i mallrave të importuar nga Kina, standardi i hyrjes, inspektimi për cilësinë e mallrave të importuara si dhe procedurat doganore, veçanërisht për importimin e ushqimeve. Të pranishmit u njohën edhe me Panairin Ndërkombëtar të Importit të Kinës si dhe Panairin e Tregtisë së Investimeve Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore. Diplomatët kinezë diskutuan me mbi 20 përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla e të mesme shqiptare edhe për bashkëpunimin kino-europian në kornizën e mekanizmit të "bashkëpunimit 16+1" dhe për kërkesën për karantinë dhe inspektim të produkteve bujqësore të eksportuara në Kinë.

Suggest To a Friend:   
Print