Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja e Kinës Jiang Yu viziton Gjirokastrën
2018/04/25

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, vizitoi më 22 prill Gjirokastrën. Përveç kryetares së bashkisë Zamira Rami, ambasadorja u takua me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryetarin e Grupit të Miqësisë Kinë-Shqipëri të Parlamentit Bashkim Fino dhe kryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhor Bledi Çuçi dhe deputetë të tjerë.

Ambasadore Jiang u shpreh se Gjirokastra ka një histori të gjatë dhe kulturë të thellë dhe e cilësoi qytetin një kartëvizitë të Shqipërisë që i kanë siguruar një vend në listën e UNESCO-s. Jiang përmendi gjithashtu filmin shqiptar "Ngadhënjim mbi vdekjen", të xhiruar mbi një ndodhi të vërtetë në Gjirokastër.

"Filmi 'Ngadhënjim mbi vdekjen' dhe filmat e tjerë të xhiruar në atë kohë, pasqyrojnë trimërinë dhe rezistencën e kombit shqiptar dhe kanë gjetur jehonë të thellë te një brez i tërë kinezësh që ruajnë kujtime të çmuara," tha Jiang.

Ambasadorja shtoi se turizmi është sektor i rëndësishëm që mund të sjellë përfitime.

Kina dhe Shqipëria i kushtojnë rëndësi bashkëpunimit në këtë fushë. Shqipëria shpalli së fundmi vendimin për liberalizmin e vizave për shtetasit kinezë gjatë sezonit turistik. Ndërsa Pekini, Shanghai dhe disa rajone të tjera të Kinës nuk kërkojnë viza për shtetasit shqiptarë, në qoftë se ata qëndrojnë jo më shumë se 144 orë tranzit. Krahas kësaj, ishulli Hainan hoqi vizat për shtetasit shqiptarë që shkojnë aty për turizëm.

"Shpresoj që Kina dhe Shqipëria do të vazhdojnë të thellojë bashkëpunimin dhe shkëmbimet turistike. Për shembull përcaktimi i itinerarit turistik, ndërtimi i infrastrukturës turistike, instalimi i pajisjeve orientuese dhe kualifikimi i personelit do të nxitë zhvillimin e sektorit," tha Jiang, ndërsa shtoi se bashkëpunim dypalësh do të luajë rol të rëndësishëm për shkëmbimet njerëzore.

Autoritetet shqiptare vlerësuan punën e ambasadës kineze, e cila menjëherë pas shpalljes së njoftimit për heqjen e vizave turistike gjatë sezonit veror të pushimeve, ka filluar vizitat në terren dhe nisur diskutimet me palën shqiptare për bashkëpunim konkret.

Qeveria shqiptare po merret me programin e restaurimit të monumenteve kulturore e turistike në Gjirokastër dhe vendeve të tjera. Modeli i integruar i elementeve historike, turistike, ekologjike, agro-kulturore e tregtare, pritet të tërheqë më shumë turistë të huaj në Shqipëri.

Qeveria shqiptare dëshiron të shfrytëzojë ndërkohë shansin e Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës dhe të forcojë shkëmbim e bashkëpunim turistik me palën kineze.

Në takimin e zhvilluar në Gjirokastër, ishin edhe përfaqësuesit të sektorit të turizmit dhe tregtisë, të cilët dhanë mendimet e tyre për forcimin e bashkëpunimit turistik mes dy vendeve.

Ambasadorja Jiang vizitoi kalanë e Gjirokastrës dhe Muzeun Etnografik, e shoqëruar nga drejtori rajonal i Momenteve të Kulturës së Bashkisë, Albert Kasi.

Këshilltari Politik i Ambasadës kineze Bai Yunbin dhe drejtori e Institutit Konfuci, Huang Qiang, morën pjesë gjithashtu në disa veprimtari.

Suggest To a Friend:   
Print