Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasada e Kinës në Shqipëri, takim mbi çështjet turistike dhe konsullore
2018/04/06

Ambasada e Kinës në Shqipëri zhvilloi një takim pune më 3 prill për çështjet turistike dhe konsullore. Takimi u drejtua bashkërisht nga Ambasadorja e Kinës, Jiang Yu dhe Drejori i Agjencisë Kombëtare të Turizimit të Shqipërisë, Albin Gega.

Në takim u diskutuan disa çështje, si situata e shëndetshme e bashkëpunimit turistik kino-shqiptar, problemet e mundshme që mund të dalin pas heqjes së vizave shqiptare për shtetasit kinezë gjatë sezonit turistik dhe masat përkatëse. Të dyja palët dëshirojnë të krijonë një mjedis të këndëshëm, të sigurtë dhe miqësor për turistët kinezë.

Në takim morën pjesë gjithashtu këshilltari politik i ambasadës, Bai Yunbin, këshilltari ekonomik e tregtar Lian Gang, drejtori i Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë së Shtetit, Arjan Rugji, drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Konsullore të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Arqile Sote, si edhe përfaqësues nga fushat turisitike, doganore, mediatike etj.

Ambasadorja Jiang e vlerësoi vendimin e qeverisë shqiptare për heqjen e vizave për shtetasit kinezë gjatë sezonit turistik si një lajm inkurajues për të dy palët dhe tha se ky vendim është një masë e rëndësishme lehtësuese për nxitjen e shkëmbimeve njerëzore, që do të sjellë mundësi të reja zhvillimi për bashkëpunimet kino-shqiptare në fushën e turizmit.

Ambasadorja nënvizitoi se në vitin 2017, 130 milionë kinezë kanë dalë jashtë shtetit për turizëm dhe shpenzimet e tyre turistike arritën në 115.92 miliardë dollarë amerikanë, gjë që e rendit Kinën, prej disa vitesh tashmë, në vendin e parë në botë si kontribuesja më e madhe në industrinë e turizmit. Politikat e liberalizimit të vizës do të jenë në favor të thellimit të shkëmbimeve kulturore, njerëzore e turistike mes Kinës dhe Shqipërisë dhe të zgjerimit të mëtejshëm të tregtisë së shërbimeve, sigurisht, në të mirën e arritjes së rezultateve të bashkëpunimit në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" .

Ambasadorja Jiang vuri në dukje se qeveria shqiptare i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të turizmit, i cili tani është bërë një ndër shtyllat kryesore të rritjes ekonomike të vendit.

Vitin e kaluar, Shqipëria ka tërhequr mbi 5.1 milionë vizitorë të huaj dhe të ardhurat nga sektori turistik dhe pritet të kalojnë 10% e PBB-së.

Kina mbështet Shqipërinë për të shfrytëzuar mundësitë e zhvillimit të sektorëve konkurrues, tha Jiang, ndërsa shtoi se duke reaguar pozitivisht dhe në mënyrë konkrete ndaj vendimit të palës shqiptare për heqjen e përkohshme të vizave turistike ndaj qztetarëve kinezë, ambasada i ka përcjellë palës shqiptare materialet e duhura të përkthyera nga Redakësia e Gjuhës Shqipe e Radios së Jashtme të Kinës, ka ndihmuar Drejtorinë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë për pjesëmarrjen në Panairin e Turizmit në Kinë "Jashtë Kinës" që pritet të zhvillohet në muajin maj, së bashku me një seminar për nxitjen e bashkëpunimit turistik Kinë-Shqipëri.

Përveç këtyre, të dyja palët duhet të shfrytëzojnë platformat e shkëmbimeve si dialogun ndërqeveritar dhe ekspozitat turistike, për të nxitur operatorët turistikë të të dyja palëve që të bashkëpunojnë sa më shumë dhe të hartojnë itinerare turistike rajonale që mbulojnë Shqipërinë, Italinë, Greqinë dhe vende të tjera ballkanike për të zgjeruar sa më shumë frytet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit.

Znj. Jiang theksoi njëkohësisht se ambasada u ka kujtuar qytetarëve kinezë të kryejnë vizita sipas ligjit shqiptar në respektimin e dokeve dhe zakoneve lokale.

"Kina dhe Shqipëria duhet të shtojnë bashkëpunim mbi mbrojtjen konsullore, lehtësimin e hyrje-daljes së kufirit, përpilimin e itinerareve, pritjen me guida vendore, trajtimin e rasteve emergjente etj., duke garantuar kontaktet 24 orëshe me shërbim të gjithanëshëm për të përballuar problemet që mund të ndodhin."

Jiang u shpreh e bindur se në bazë të koordinimit të ngushtë, Shqipëria me pejsazhe të bukura natyrore, histori unike dhe ndjenja të thella ndaj popullit kinez për miqësinë tradicionale, do të tërheqë më shumë vizitorë kinezë, të cilët mund të shërbejnë si forcë të re për zhvillimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit turistik midis dy vendeve.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Albin Gega, u shpreh se miqësia tradicionale kino-shqiptare është shumë e thellë dhe se tregtia dypalëshe vazhdon të rritet. Vendosja e një regjimi pa viza është vendimi i drejtë i ardhur nga përpjekjet e përbashkta të të dyja palëve, që është një hap i rëndësishëm për nxitjen e turizmit dhe transformimin e bashkëpunimit duke e bërë këtë të fundit edhe më praktik.

Sipas të dhënave statistikore të palës shqiptare, në vitin 2017, 10 mijë turistë kinezë vizituan Shqipërinë. Gega shpresoi se regjimi pa viza mund të inkurajojë rritjen e madhe të numrit të turistëve kinezë në Shqipëri brenda një kohe të shkurtër. Si organi kryesor administrativ i sektorit turistik, Agjencia Kombëtare e Turizmit e Shqipërisë, do të koordinojë aktivisht departamentet, organizatat dhe kompanitë përkatëse në vend, për të ndërtuar një sistem sa më bashkëpunues ndaj turistëve kinezë.

Duke iu referuar listës së problemeve të paraqitura nga ambasada kineze, ky sistem do të marrë masa përkatëse për të garantuar trajtimin në mënyrën e duhur të situatave të papritura, duke bërë të mundur që turistët kinezë të kalojnë sa më këndshëm gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Për më tepër, pala shqiptare do të integrojë burimet përkatëse si pikat turistike, agjencitë turistike, hotelet, etj, për të krijuar sa më shumë mundësi tërheqëse ndaj klientëve kinezë të grupmoshave të ndryshme, në përputhje me kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e sektorëve pjesëmarrës në takim u shprehën se regjimi pa viza do të pasurojë më tej shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Shqipëria dëshiron të thellojë bashkëpunimin me Kinën për për të nxitur më tej efektet praktike të regjimit pa vizë. Pala shqiptare u zotua se do të ofrojë shërbimet e duhura dhe sa më të mira, gjithashtu të sigurta ndaj turistëve kinezë.

Ambasadorja kineze Jiang Yu dha gjithashtu intervista për ATSH-në, TVSH-në, Gazetën Panorama, TV Ora News dhe mediat e tjera kryesore shqiptare.

Suggest To a Friend:   
Print