Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja Jiang Yu takon ministrin e Jashtëm Bushati
2017/10/10

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua të dielën me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Jiang përcolli fillimisht urimet e ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi.

Gjatë takimit, ambasadorja Jiang u shpreh se marrëdhëniet kino-shqiptare ndodhen tani në fazën e zhvillimit të shpejtë dhe kanë dhënë rezultate të pasura bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

"Pala kineze dëshiron të zhvillojë bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e re shqiptare nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë", dhe sistemin "Bashkëpunimi 16+1" për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe," theksoi Jiang.

Ministri Bushati u shpreh i kënaqur me prirjen e zhvillimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës. Ai shtoi se bashkëpunimi midis ministrave të Jashtëm të të dy vendeve do të luajë një rol të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe pasurimin e përmbajtjes së marrëdhënieve dypalëshe.

Ambasadorja Jiang u shpreh se Kina zhvillon bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe dëshiron të shikojë një Europë të bashkuar, të qëndrueshme dhe të zhvilluar.

Suggest To a Friend:   
Print