Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja Jiang Yu takohet me rektorin e Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit
2017/10/10

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua më 28 shtator në Tiranë, me Rektorin e Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit, Peng Long që ndodhet për vizitë në Shqipëri.

Gjatë takimit, Jiang Yu u shpreh se Universiteti i Gjuhëve të Huaja i Pekinit ka përgatitur shumë talente për zhvillimin e marrëdhënieve kino-shqiptare. Ajo theksoi se tani Instituti Konfuci i Universitetit të Tiranës i ngritur me ndihmën e Universitetit të Gjuhëve të Huaja i Pekinit është bërë një platformë e dobishme për nxitjen e shkëmbimeve kulturore e arsimore midis dy vendeve.

"Ambasada e Kinës në Shqipëri do të vazhdojë ta përkrahë zhvillimin e Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit dhe Insitutit Konfuci të Universitetit të Tiranës dhe njëherësh pret forcimin e pandërprerë të bashkëpunimit midis shkollave të larta, për të përkrahur më mirë zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve kino-shqiptare," tha Jiang.

Nga ana e tij, rektori Peng Long e njohu ambasadoren Jiang me rezultatet e arritur vitet e fundit nga Universiteti i Gjuhëve të Huaja të Pekinit në fushën e ndërtimit të studimeve, të përgatitjes së talenteve, të shkëmbimeve ndërkombëtare etj.

Ai gjithashtu falënderoi ambasadën e Kinës në Shqipëri për përkrahjen e fuqishme shumëvjeçare ndaj Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit dhe u shpreh se ky universitet do të thellojë vazhdimisht shkëmbimet e bashkëpunimin me shkollat e larta dhe institutet e Shqipërisë, duke dhënë kontributin e vet për shtimin e shkëmbimeve e bashkëpunimit arsimor, kulturor e të rinisë midis dy vendeve.

Suggest To a Friend:   
Print