Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadorja kineze mori pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Meta
2017/07/25

Të hënën në Tiranë u zhvillua ceremonia e betimit të presidentit të ri të Republikës, Ilir Meta. Pas detyrës së deritanishme si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Meta pason Bujar Nishanin duke u bërë presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë. Në ceremoni ishin të pranishëm personalitete nga jeta politike, përfshi kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, parlamentarë, ministra, përfaqësues të qarqeve të ndryshme si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, mes të cilëve dhe ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu.

Ambasadorja Jiang i transmetoi presidentit Meta përshëndetjen e sinqertë dhe urimet e mira të presidentit kinez Xi Jinping. Ajo tha se pala kineze i ka kushtuar rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Shqipërinë dhe është e gatshme të punojë së bashku me palën shqiptare për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme nën kornizën e nismës "Një brez, një rrugë", për të nxitur marrëdhëniet kino-shqiptare në të mirë të dy vendeve e dy popujve.

Suggest To a Friend:   
Print