Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Nënshkruhet protokolli kino-irlandez për eksportin e mishit të viçit
2017/04/19

Kina dhe Irlanda nënshkruan një protokoll për eksportin e mishit të viçit në Kinë. Në protokoll përfshihen inspektimi, karantina dhe kërkesat veterinare për mishin e ngrirë të viçit, që do të eksportohet në Kinë. Për sjelljen e mishit të viçit irlandez në tregun kinez nevojitet miratimi i qeverisë.

Kina vendosi ndalimin e eksportit të mishit të viçit nga Irlanda, pas shpërthimit të epidemisë së lopës së çmendur në Europë në vitin 2000. Eksportet agro-ushqimore drejt Kinës u rritën nga 240 milion euro në vitin 2012 në 780 milion në vitin 2016, duke u trefishuar.

Kina bëhet kështu tregu i tretë më i madh për eksportimin e prodhimeve agro-ushqimore nga Irlanda, pas Britanisë dhe SHBA-së.

Suggest To a Friend:   
Print