Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Intervistë ekskluzive e ambasadores së Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu dhënë ATSH-së me rastin e vizitës së Zv/Kryeministrit Zhang Gaoli në Shqipëri
2017/04/11

 

 

TIRANE, 10 Prill/ATSH/-  Zv/Kryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Kinës Sh.T.Z.Zhang Gaoli do të bëjë një vizitë në Shqipëri. Çfarë kuptimi të rëndësishëm do të ketë kjo vizitë për sa i përket nxitjes së marrëdhënieve dy palëshe kino-shqiptare?

 

 

Në stinën e bukur të pranverës, plot gjallëri, gjelbërim dhe freksi, me ftesën e qeverisë shqiptare, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byros Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (KQPKK) dhe Zv/Kryeministri i Këshillit të Shtetit të Kinës Z.Zhang Gaoli do të vijë në Shqipëri për vizitë nga 16 deri në 17 prill. Ky do të jetë delegacioni i nivelit më të lartë zyrtar kinez që mbërrin në Shqipëri prej 51 viteve të fundit, është një ngjarje e madhe për marrëdhëniet kino-shqiptare. Udhëheqësit e dy vendeve tona do të shkëmbejnë opinione të thella mbi nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të iniciativës "Brez dhe Rrugë" nëpërmjet ideve dhe mendimeve të reja. Në një idiomë kineze thuhet që "Bëje planin tënd vjetor në pranverë", vizita e Zv/Kryeministrit kinez Zhang Gaoli, pa diskutim do të ketë kuptim të rëndësishëm historik e realist mbi thellimin e miqësisë tradicionale kino-shqiptare dhe të besimit reciprok mes dy palëve. Vizita do të shërbejë gjithashtu për të nxitur të dy vendet të arrijnë konsensuse të reja rreth bashkëpunimeve konkrete në fusha të ndryshme në kohën e re, gjë që do t'u sjellë vitalitet të ri të dy vendev

 

 

Si i vlerësoni në përgjithësi marrëdhëniet dypalëshe kino-shqiptare bashkëkohore?

 

 

Shqipëria është një prej vendeve të para që kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike me Republikën Popullore të Kinës, kështu që kemi histori të gjatë të miqësisë kino-shqiptare. Populli kinez kurrë nuk do të harrojë kontributin historik të Shqipërisë për rivendosjen e të drejtat e ligjshëm të Kinës në OKB. Gjatë këtyre 68 viteve, miqësia kino-shqiptare, pas shumë erave të forta dhe shirave të dendur në histori, po rrezaton me shkëlqim dita-ditës në epokën e re historike.

 

 

Vitet e fundit, shkëmbimet e nivelit të lartë midis dy vendeve kanë qenë të shpeshta; bashkëpunimet në fusha të ndryshme janë u duke zgjeruar; shkëmbimet kulturore-njerëzore kanë nxjerrë fruta të bukura. Në vitin 2016, me anë të shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve në të gjitha nivelet, janë nënshkruar 8 marrëveshje dypalëshe, që mbulon fushën e diplomacisë, kulturës, të burimeve ujore, të burimeve njerëzore dhe ekonomiko-teknike; vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe arriti në 334 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 9.8% në krahasim me vitin 2015; kryerja e blerjes së aeroportit ndërkombëtar të Tiranës dhe kompanisë së naftës Bankers Petroleum nga kompanitë kineze, shndërron Kinën në një prej partnerëve më të rëndësishme tregtarë dhe një prej investitorëve kryesorë për Shqipërinë; ndërsa bashkëpunimet e dy vendeve në aspektin arsimor, kulturor, rinor, të botimit, mediatik, si dhe këmbimet e bashkëpunimet e pushtetit vendor janë në rritje të vazhdueshme.

 

 

Me një fjalë, nën përpjekjet e përbashkët kino-shqiptare, marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në pistën e zhvillimit të shpejtë

 

 

Si e parashikoni zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Shqipërisë në të ardhmen?

 

 

Tani, me orientimin e dy platformave të bashkëpunimit, iniciativës "Brez dhe Rrugë" dhe "Bashkëpunimit 16+1",  përballë marrëdhënieve tradicionale miqësore kino-shqiptare është një shans shumë i mirë e i paprecedent. Kina dhe Shqipëria plotësojnë njëri-tjetrin ekonomikisht, gjithashtu kanë potencial të madh të zhvillojnë bashkëpunimet me përfitime të përbashkëta. Pala kineze do të vazhdojë të inkurajojë ndërmarrjet kineze, duke respektuar rregullat e tregut, të vijnë në Shqipëri për investime dhe tregti, të marrin pjesë në ndërtimin ekonomik shqiptar, me zgjerimin e bashkëpunimeve energjetike, të infrastrukturës, hidraulike dhe bujqësore etj.

 

 

Sivjet, të dyja palët po bëjnë përpjekjet e tyre, të konkretizojnë pozitivisht konsensusin e arritur mes liderëve të Kinës dhe Shqipërisë, si dhe të vënë në zbatim marrëveshjet e lidhura. Ne po nxisim krijimin e qendrës së servisit të makinerive bujqësore dhe rikonstruksionin e Teatrit të Operës dhe Baletit, po procedojmë programin e burimeve njerëzore në fushën policore dhe bujqësore. Përpiqemi të bëjmë sa më shumë punë të mira dhe konkrete për marrëdhëniet dypalëshe.

 

 

Pala kineze dëshiron të përpiqet bashkë me palën shqiptare, të shfrytëzojnë shanse të zhvillimit, të gjejnë pika kontakti të strategjive të zhvillimit, të bashkojnë më shumë interesa, të krijojnë atmosferë të shëndetshme dhe miqësore për bashkëpunim dhe tregti. Duke nisur nga ideja e përfitimit reciprok, të shndërrojë sa më mirë miqësinë tradicionale në frytet e bashkëpunimit konkret, në të mirën e dy popujve.

Suggest To a Friend:   
Print