Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Artistët shqiptarë drejt performancave në Kinë
2017/04/06

Dirigjenti i orkestrës simfonike të RTSH-së Oleg Arapi dhe flautistja Jonela Golemi morën pjesë në në festivalin e parë muzikor ndërkombëtar të Shenzhenit mbajtur nën moton "Një brez, një rrugë". Në kuadrin e shkëmbimeve midis vendeve të nismës së bashkëpunimit, dirigjenti i orkestrës simfonike të Shenzhenit Ye Dalin, violinisti Guo Shuai dhe artisti i pipa-s (vegël tradicionale kineze) Zhang Hongyan dhanë një koncert në Shqipëri me rastin e Festës së Pranverës.

Dy artistët shqiptarë bashkë me mbi 200 artistë nga vendet e nismës 'Brezi dhe Rruga' dhe orkestrën simfonike të Shenzhenit, luajtën disa melodi klasike, si koncert me sitar të artistit indian Gaurav Mazumdar, koncert për piano e muzikantit egjiptian Aziz Shawan dhe arien e operës 'Kamen', "Dashuria është një zog rebel".

Festivali muzikor ndërkombëtar zhvillohet në bashkëpunim me Bashkinë e Shenzhenit dhe Shoqatën e Muzikantëve të Kinës. Nga 25 marsi deri më 16 prill, mbi 700 artistë të 12 grupeve artistike nga afro 30 vende e rajone performojnë së bashku veprat artistike me temën "Një brez, një rrugë", për të shfaqur dhe konsoliduar miqësinë mes popujve përreth brezit ekonomik dhe rrugës detare të mëndafshit të shekullit XXI.

 

Suggest To a Friend:   
Print