Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
I ngarkuari me punë i ambasadës kineze takon ministren shqiptare të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
2023-11-18 04:00

Të premten, i ngarkuari i përkohshëm me punë i ambasadës së Kinës në Shqipëri Wang Dexin u takua me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë Albana Koçiu. Të dy palët shkëmbyen mendime për bashkëpunimin dypalësh në fushën mjekësore e shëndetësore.

Wang Dexin e uroi së pari znj. Koçiu për zgjedhjen si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u shprehur se ndërmjet Kinës e Shqipërisë ka miqësi tradicionale dhe se Kina e konsideron gjithmonë Shqipërinë si vend mik dhe partner. Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, pala kineze i dhuroi palës shqiptare shumë materiale mjekësore, duke dhënë kontribut në luftën e Shqipërisë kundër epidemisë. Ambasada kineze dëshiron të çojë më tej bashkëpunimin dypalësh mjekësor, për të pasur më shumë rezultate dhe për t'u sjellë të dy popujve dobi.

Nga ana e saj, ministrja Koçiu e falënderoi palën kineze për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë në luftën antiepidemike. Ajo tha se bashkëpunimi Shqipëri-Kinë në fushën mjekësore ka rëndësi të madhe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka vënë në fokus forcimin e kapaciteteve të mjekëve e infermierëve dhe shpreson të zgjerojë bashkëpunimin me palën kineze në këtë fushë, për ta çuar përpara miqësinë shqiptaro-kineze në periudhën e re.


Suggest To a Friend:   
Print