Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Wang Dexin merr pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë
2023-11-12 00:00

Më 9 nëntor, i ngarkuari i përkohshëm me punë i ambasadës së Kinës në Shqipëri Wang Dexin mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë të zhvilluar në qytetin verior të Shkodrës. Në ceremoni morën pjesë kryetari i degës së Shkodrës të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara Sajmir Ustabeqiri, drejtorja e Shërbimit Social Shkodër Valbona Tula dhe drejtorja e Drejtorisë së Shërbimeve Shoqërore të Shkodrës Bilali.

Wang Dexin u shpreh se njerëzit me aftësi të kufizuara janë anëtarë të barabartë në familjen e madhe njerëzore dhe mosmënjanimi i askujt është konsensusi i gjerë dhe objektivi i veprimit i bashkësisë ndërkombëtare. Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të thellë tradicionale që nga vitet 60' e 70' të shekullit të kaluar. Populli kinez e konsideron gjithmonë popullin shqiptar si mik të mirë, tha z Wang, duke shprehur shpresën se materialet e dhuruara nga Kina do t'u sjellin njerëzve në nevojë ngrohtësi e forcë. Ambasada kineze dëshiron të mbajë kontakte me palën shqiptare për të promovuar së bashku shkëmbimet e bashkëpunimin në fushën e mirëqenies shoqërore, duke e çuar përpara miqësinë tradicionale kino-shqiptare.

Z. Ustabeqiri nga ana e tij e falënderoi ambasadën kineze për dhurimin e materialeve dhe vlerësoi lart sukseset e Kinës në zhvillimin e çështjes së njerëzve me aftësi të kufizuara. Ai shprehu shpresën për forcimin e shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit me palën kineze për të forcuar integrimin në shoqëri dhe lumturinë e jetës së njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri, duke thelluar më tej miqësinë tradicionale midis dy popujve.


Suggest To a Friend:   
Print