Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
I ngarkuari me punë i ambasadës kineze Wang Dexin viziton Elbasanin
2023-10-21 15:00

I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin vizitoi me ftesë të premten qytetin e Elbasanit në Shqipërinë e Mesme, ku ai zhvilloi takime të veçanta me prefekten e qarkut të Elbasanit Majlinda Perriu dhe kryetarin e bashkisë Gledian Llatja.Të dyja palët patën një shkëmbim të thellë mendimesh mbi marrëdhëniet mes pushteteve vendore dhe bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve.

I ngarkuari me punë i ambasadës kineze  Wang Dexin tha se Elbasani ka lidhje të thella me Kinën. Në vitet '60 dhe '70 të shekullit të kaluar, një numër i madh ekspertësh dhe teknikësh kinezë punuan dhe jetuan në Shqipëri, ndihmuan për ndërtimin e veprave historike, si kombinati metalurgjik, dhanë kontribute të rëndësishme në zhvillimin ekonomik e shoqëror vendor dhe krijuan një miqësi të thellë me popullin shqiptar. Ambasada kineze në Shqipëri është e gatshme të punojë me Elbasanin për të trashëguar dhe çuar përpara miqësinë tradicionale dypalëshe, për të shfrytëzuar thellësisht potencialin për bashkëpunim në turizëm, kulturë, bujqësi, mbrojtjen e mjedisit e fusha të tjera, si edhe për të përshpejtuar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe nëpërmjet shtimit të bashkëpunimit praktik mes pushteteve vendore.

Perriu dhe Llatja u shprehën se nga ana e tyre se populli kinez është një mik i vjetër të Elbasanit dhe “lagjja kineze” në qendër të qytetit ka përjetuar vitet e paharrueshme të miqësisë Shqipëri-Kinë. Arritjet e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kinës kanë tërhequr vëmendjen mbarëbotërore dhe rruga e saj drejt modernizimit të stilit kinez është mbresëlënëse. Elbasani është i gatshëm të eksplorojë në mënyrë aktive vendosjen e marrëdhënieve miqësore me qytetet përkatëse kineze, të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Kinën në epokën e re dhe të vazhdojë miqësinë tradicionale mes dy vendeve.

Suggest To a Friend:   
Print