Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
I ngarkuari me punë i ambasadës kineze takon përfaqësuesin e Shqipërisë në aktivitetetet e shkëmbimeve kulturore për "Një brez, një rrugë"
2023-10-18 00:00

Wang tha se gjatë 10 vjetëve pas paraqitjes, nisma "Një brez, një rrugë" ka tërhequr pjesëmarrjen e mbi tre të katërtave të vendeve të botës, i ka dhënë rritjes së ekonomisë botërore një forcë të madhe nxitëse dhe u ka sjellë vendeve të ndryshme mundësi të çmuara zhvillimi. Kjo nismë është bërë një produkt publik global dhe platformë e bashkëpunimit ndërkombëtar e mirëpritur gjerësisht. Në Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë" në Pekin, janë mbledhur shumë liderë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme. "Ndërlidhja midis zemrave të popujve është një përmbajtje e rëndësishme e bashkëpunimit në kuadër të nismës 'Një brez, një rrugë'," tha z. Wang, duke shprehur besimin se kjo vizitë e z. Aliçka në Kinë do të jetë në ndihmë të nxitjes së shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kinës e Shqipërisë dhe të ndërlidhjes së zemrave të të dy popujve.

Nga ana e tij, Ylljet Aliçka paraqiti idetë e veta për forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve dhe tha se ka pritshmëri të mëdha për këtë vizitë të tij në Kinë. Ai shpreson që kjo vizitë do të çlirojë më tej potencialin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve  dhe se do të ruajë shkëmbimet e mëtejshme me ambasadën kineze në këtë drejtim.

Suggest To a Friend:   
Print