Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Z. Wang Dexin merr pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së Mumtas Dhramit
2023-10-01 01:26

I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së piktorit dhe skulptorit të njohur shqiptar Mumtas Dhrami të zhvilluar në galerinë FAB.

Në fjalimin e tij të rastit, z. Wang uroi për hapjen e ekspozitës, duke u shprehur se veprat e saj kanë regjistruar në mënyrë të gjallë pamjen e Kinës në vitet ’60 të shekullit të kaluar dhe tregojnë plotësisht dashamirësinë e z. Dhrami për Kinën dhe popullin kinez. Sipas tij, shkëmbimet kulturore janë një rrugë e rëndësishme e nxitjes së njohjes mes popujve, duke nxitur qarqet kulturore të të dy vendeve të forcojnë më tej bashkëpunimin e komunikimin për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe.

Ndërsa z. Dhrami u shpreh se vizita e tij në vitin 1967 në Kinë i ka bërë përshtypje të thellë. “Jam me fat që pashë dhe dëshmova periudhën e paharrueshme të marrëdhënieve shqiptaro-kineze. Miqësia tradicionale është një thesar i përbashkët i të dy popujve, e cila ia vlen të çmohet. Unë do të vazhdoj t’i përkushtohem nxitjes dhe trashëgimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve”, tha artisti i njohur shqiptar.

Mumtas Dhrami ka lindur në vitin 1936 dhe ka studiuar skulpturë në Akademinë e Arteve (Instituti “I. E. Rjepin”) të Leningradit, sot Shën-Peterburg. Në vitin 1967 ai kreu një vizitë në Pekin e Hangzhou të Kinës dhe realizoi mbi 100 vepra, shumica e të cilave janë përfshirë në librin “Kujtime nga Kina 1967”.


Suggest To a Friend:   
Print