Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin takon piktorin Bexhet Pulleja
2023-08-19 02:00

Më 18 gusht, i ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Tiranë Wang Dexin bëri një vizitë në shtëpinë e piktorit 82-vjeçar Bexhet Pulleja, që ka studiuar në Kinë në shekullin e kaluar.

  

Në bisedë me këtë artist të mirënjohur shqiptar, z. Wang tha: “Ju jeni dëshmitar dhe pjesëmarrës në historisë e marrëdhënieve miqësore Kinë-Shqipëri. Veprat tuaja të krijuara gjatë studimit në Kinë dhe pas kthimit në atdhe kanë pasqyruar në mënyrë të gjallë pamjen e shoqërisë kineze të asaj kohe dhe janë me vlera të veçanta artistike. Shpresoj se do të vazhdoni të ndiqni e të mbështesni shkëmbimet kulturore-njerëzore ndërmjet dy vendeve tona, duke dhënë kontribut për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në epokën e re.”

Ndërsa z. Bexhet Pulleja kujtoi jetën studentore në vitet ’60 të shekullit të kaluar në Kinë dhe tregoi me pasion fotot ku kishte dalë bashkë me piktorin e njohur kinez Pan Tianshou, si edhe veprat përfaqësuese të tij në kohë dhe stile të ndryshme. Ai vuri në dukje se ndihej me fat që pati mundësinë të studionte në Kinë dhe se miqësia shqiptaro-kineze është rrënjosur në zemrat e të dy popujve, gjë që duhet çmuar. Piktori i njohur shqiptar u shpreh po ashtu se do të vazhdojë të punojë për trashëgimin dhe konsolidimin e miqësisë tradicionale ndërmjet të dy vendeve e popujve.



Suggest To a Friend:   
Print