Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Tiranë takon rektorin e Akademisë "Shaolin Kungfu" të Shqipërisë
2023-08-16 22:50

I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin u takua me rektorin e  Akademisë "Shaolin Kungfu" të Shqipërisë Albert Kola, me ftesën e këtij të fundit, duke shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin dhe shkëmbimet në fushën e arteve marciale.

Wang tha se artet marciale janë të rrënjosura në kulturën tradicionale kineze dhe shkëmbimet në fushën e arteve marciale janë një pjesë e rëndësishme e shkëmbimeve kulturore e njerëzore ndërmjet Kinës e Shqipërisë. Ambasada e Kinës në Shqipëri është e gatshme të ofrojë mbështetje brenda mundësive të saj për përhapjen e kulturës së arteve marciale në Shqipëri, duke ndihmuar aktivisht për lidhjen e zemrave të të dy popujve.

Albert Kola foli për situatën e përgjithshme të akademisë dhe planifikimin e aktiviteteve për përhapjen e arteve marciale vitin e ardhshëm në Shqipëri. Ai u shpreh se kjo akademi do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për të promovuar kulturën e arteve marciale kineze.

Akademia "Shaolin Kungfu" e Shqipërisë u krijua në vitin 2014 në Tiranë dhe tani ka më shumë 80 studentë.



Suggest To a Friend:   
Print