Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Tiranë, zhvillohet finalja e konkursit “Ura e gjuhës kineze” për vitin 2023
2023-06-16 01:00

I ngarkuari me punë i ambasadës së Kinës në Shqipëri, Wang Dexin, mori pjesë të hënën në finalen për Shqipërinë të konkursit së gjuhës kineze për studentët globalë “Ura e gjuhës kineze” për vitin 2023.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtori i palës shqiptare i Institutit "Konfuci" pranë Universitetit të Tiranës Erion Malaj dhe përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Kinë dhe të ndërmarrjeve kineze në Shqipëri.

Në fjalimin e vet të rastit, z. Wang Dexin shprehu falënderime për përpjekjet e Universitetit të Tiranës dhe të Institutit "Konfuci" për promovimin e kulturës kineze dhe për lidhjet ndërmjet të dy popujve, si edhe paraqiti arritjet historike të ekonomisë kineze në dekadën e fundit. Z. Wang u shpreh që hapja e gjithanshme e Kinës ka nevojë për shkëmbimet mes qytetërimeve të ndryshme, për eksplorimin e rrugëve të reja të zhvillimit paqësor me përfitime, ndërtim e ndarje të përbashkët, si edhe për pjesëmarrjen e më shumë talenteve ndërkombëtare. “Shpresojmë që miqtë e rinj shqiptarë të hapin portat e qytetërimit kinez me gjuhën kineze si ‘çelës i artë’. Ju mirëpresim të vini në Kinë, ta shikoni Kinën, të kontaktoni me të rinjtë kinezë dhe të jepni kontributin tuaj për thellimin e shkëmbimeve kulturore dhe trashëgimin e miqësisë tradicionale ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë,” u shpreh i ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri.

Tema e konkursit të sivjetshëm ishte “Një botë, një familje” dhe gjithsej tetë studentë shqiptarë të gjuhës kineze ishin finalistë. Konkurrentët bënë vetëprezantim dhe morën pjesë në tre raunde konkurrimi, të fjalimit tematik, pyetjeve e përgjigjeve dhe shfaqjes së talenteve, duke shtjelluar kuptimin e tyre për konceptin “Një botë, një familje” në gjuhën kineze, si edhe duke shprehur pasionin e tyre për kulturën kineze.

Suggest To a Friend:   
Print