Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Delegacioni i Komisionit të Buxhetit të Komitetit të Përhershëm të AKP-së të Kinës bën vizitë miqësore në Shqipëri
2023-06-12 22:00

Nga 6 deri më 8 qershor, delegacioni i Komisionit të Buxhetit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të Kinës, i drejtuar nga kryetari i këtij komisioni Shi Yaobin, bëri një vizitë miqësore në Shqipëri. Gjatë vizitës, Shi Yaobin zhvilloi takime të veçanta me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla dhe ministren e Financave Delina Ibrahimaj. Po ashtu, delegacioni kinez zhvilloi takime e biseda edhe me përfaqësues të Komisionit të Financave të Kuvendit të Shqipërisë, të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë të Kuvendit, si edhe të bashkisë së qytetit të Beratit. Në këto aktivitete morën pjesë edhe i ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin, këshilltarja për çështjet e biznesit Zheng Zhenling etj.

         

Gjatë vizitës, Shi Yaobin e njohu palën shqiptare me gjendjen e zhvillimit të modernizimit të stilit kinez, të demokracisë popullore në tërë procesin e të ekonomisë kineze. Ai theksoi se Kina dëshiron të punojë së bashku me vendet e ndryshme të botës për të bërë që rezultatet e reja të modernizimit kinez të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e botës. Shi u shpreh se Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të gjatë dhe një perspektivë të gjerë bashkëpunimi. Pala kineze është e gatshme të punojë së bashku me palën shqiptare për të forcuar pandërprerë besimin e ndërsjellë politik dhe për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, duke u sjellë të dy popujve më shumë përfitime. Organet ligjvënëse të të dy vendeve duhet të forcojnë më tej shkëmbimet në fusha si mbikëqyrja legjislative e qeverisja, për t'i dhënë më shumë energji zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.

         

Nga ana e tyre, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shprehën se ndërmjet Shqipërisë e Kinës ka miqësi tradicionale. Pala shqiptare e vlerëson lart rolin e rëndësishëm të Kinës si vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dëshiron të thellojë pandërprerë shkëmbimet ndërmjet organeve ligjvënëse të të dy vendeve dhe bashkëpunimin financiar dypalësh. Njëkohësisht, Shqipëria do të shfrytëzojë plotësisht mekanizmat dypalësh e shumëpalësh, duke përfshirë nismën "Një brez, një rrugë", bashkëpunimin Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore, Komisionin e Përbashkët Ekonomiko-Tregtar Shqipëri-Kinë etj., për të nxitur bashkëpunimin dypalësh në fushat ekonomiko-tregtare, turistike, bujqësore, tekniko-shkencore etj. të ketë më shumë rezultate. Përfaqësuesit e palës shqiptare theksuan gjithashtu se Shqipëria i kushton rëndësi zhvillimit të bashkëpunimit me Kinën dhe dëshiron të punojë së bashku me palën kineze për të vijuar të çojnë përpara miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet dypalëshe.

         

Suggest To a Friend:   
Print