Home > China News
Ndërtimi i bazës ushtarake në Xhibuti, vendim i dy qeverive
2017/07/13

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang tha të mërkurën se ushtria kineze ndërtoi një bazë mbështetjeje në Xhibuti, vendim ky i dy qeverive pas konsultimeve miqësore.

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi hapjen zyrtare të bazës së Ushtrisë Popollore të Kinës në Xhibuti. Kjo u komentua nga mediet e huaja si zgjerimi ushtarak i Kinës jashtë vendit.

Geng Shuang reagoi se,

"Ndërtimi i kësaj baze mbështetjeje në Xhibuti është vendim i përbashkët i bisedimeve miqësore midis qeverisë kineze dhe asaj të Xhibutit. Ndërtimi dhe përdorimi i bazës do ta ndihmojë Kinën në përmbushjen e detyrave ndërkombëtare, përfshi misionet e shoqërimit në brigjet e Somalisë dhe në Gjirin e Adenit si dhe transportimin e ndihmave humanitare ndërkombëtare etj. Kjo është në dobi të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Xhibutit dhe Kina mund të japë kontribut më të madh për mbrojtjen e paqes dhe të stabilitetit në Afrikë dhe në botë."

Zëdhënësi Geng tha se sipas rezolutës përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, qysh nga viti 2008 Kina ka dërguar flota anijesh ushtarake për misionet paqeruajtëse në Gjirin e Adenit dhe brigjet e Somalisë dhe gjatë misioneve është përballur me shumë vështirësi për furnizime, ushqime etj. Xhibuti i ka propozuar disa herë t'i ofrojë flotës kineze mbështetje logjistike.

Suggest To a Friend:   
Print