Home > China News
Kinë: Investimet e huaja të drejtpërdrejta ranë 9.2% në janar
2017/02/17

Të dhënat zyrtare tregojnë se investimet e huaja e drejtpërdrejta (FDI) në pjesën kontinentale të Kinës, muajin e fundit shënuan një rënie prej 9.2 për qind, krahasuar me vitet e kaluara. Sipas Ministrisë së Tregtisë, fluksi i investimeve të huaja direkte gjatë muajit të kaluar ishte 80.1 miliardë juanë, 1.4 miliardë juanë më i ulët se në dhjetor të vitit 2016.

Sipas burimeve zyrtare rënia u shkaktua nga dy shifra bazë të larta në të njejtin muaj të vitit 2016, si dhe nga rënia e sezonit të biznesit gjatë pushimeve të Festës së Pranverës, që këtë vit ishte në fund të janarit.

Suggest To a Friend:   
Print