Home > China News
Kina, pala vietnameze të kërkojë falje për keqtrajtimin e turistit kinez
2017/02/17

Autoritetet kineze i kanë kërkuar Vietnamit të kërkojë falje për rrahjen e një turisti kinez nga rojet vietnameze të kufirit, pasi ai ka refuzuar të paguajë ryshfet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang i kërkoi autoriteteve vietnameze, që raste të tilla të mos përsëriten.

"Kina i kërkon palës vietnameze të kërkojë falje dhe të paguajë dëmshpërblim ndaj viktimës, të keqtrajtuar dhe të merren masa që një incident i tillë të mos përsëritet. Me sa jemi në dijeni, Vietnami ka pezulluar tashmë 8 të dyshuar për ngjarjen. Ne do të vazhdojmë t'i kërkojmë palës vietnameze të trajtojë incidentin tërësisht dhe në mënyrën e duhur, në përputhje me një qëndrim serioz, të ndërgjegjshëm, praktik dhe realist ndaj ngjarjes", tha zëdhënësi i diplomacisë kineze.

Turisti kinez ka deklaruar se ishte sulmuar nga oficerët vietnamezë në qytetin verior Mong Cai në kufi me Kinën, pasi kishte refuzuar t'u paguante ryshfet.

Ministria e Jashtme e Vietnamit ka shprehur gatishmërinë për hetimin e incidentit.

Suggest To a Friend:   
Print