Home > China News
Kina dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për sigurinë
2017/02/16

Garda Kombëtare e Ukrainës njoftoi të mërkurën arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi me Forcën e Armatosur të Policisë Popullore të Kinës.

Marrëveshja u arrit gjatë takimit të Komandantit të Gardës Kombëtare të Ukrainës Yuriy Allerov dhe atasheut ushtarak të Ambasadës kineze në Ukrainë Cao Xiaojian, thuhet në një deklaratë.

Të dy palët kanë rënë dakord për të forcuar bashkëpunimin në çështjet e ruajtjes së sigurisë së brendshme, sigurimin e rendit publik dhe mbrojtjen e objekteve të rëndësishme shtetërore.

Cao dhe Allerov diskutuan gjithashtu mundësinë e shkëmbimit të përvojës mes Gardës Kombëtare të Ukrainës dhe forcave policore e Kinës për përdorimin e njësive speciale për të garantuar sigurinë.

Suggest To a Friend:   
Print