Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Shqipëri, nisin procedurat për heqjen e imuniteteve
2012/07/20
 

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve nisën zyrtarisht procedurat dhe diskutimet mbi heqjen e imunitetit të zyrtarëve dhe gjyqtarëve, rezultatet e të cilave pritet të miratohen në seancën e 6 gushtit për të mundësuar ndryshimet në Kushtetutë.

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli pas prezantimit të nismave mbi këtë çështje, ku veç drafteve të PS dhe PD, dhe LSI ka depozituar një nismë, por që për shkak të rregullores nuk mund të futet si një draft më vetë, pasi duhet të gëzojë një numër të caktuar firmash, nënvizoi faktin se propozimet e demokratëve vijnë në mbështetje të rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë.

Deputetët Edi Paloka dhe Fatmir Xhafa bënë prezantimet e drafteve partiake, përkatësisht të PD dhe PS.

Deputeti socialist, Xhafa bëri të ditur qëndrimin e PS-së se në parim është pro draftit të demokratëve, pasi ai është një riparaqitje e propozimeve të PACA dhe EURALIUS. Por në propozimet e tyre, socialisët përfshijnë dhe reformën në drejtësi.

Përballë një serie te gjatë propozimesh që shkojnë përtej heqjes së imunitetit, erdhi dhe qëndrimi i kryetares së Kuvendit, Topalli e cila insistoi në respektimin e rendit të ditës duke diskutuar dhe miratuar vetëm nenin që ka të bëjë me ndërhyrjen në Kushtetutë për imunitetin.

"Në draftin tuaj trajtohet një gamë e gjërë çështjesh. Kërkoj që të respektojmë rendin e ditës. Janë shumë pika për të cilat duhet të ndryshojë Kushtetuta, për të mos thënë që po bëjmë një Kushtetutë re. Ndaj insistoj që të votohet pika që ka të bëjë me imunitetin. Nuk po votojmë as variantin e PD e as të PS, por atë të ndrëkombëtarëve", vuri në dukje Topalli, gjatë fjalës së saj, raporton "abcnews". (EgaCRI)

Suggest To a Friend:   
Print