Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez Zhou Ding, urime për hapjen e pavijonit të Shqipërisë në Ekspozitën Kinë-Vendet e EQL-së
2021/06/11

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding mori pjesë të mërkurën nëpër një lidhjeje me video në ceremoninë e hapjes së pavijonit të Shqipërisë në Ekspozitën Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore (EQL).

Zhou tha se vitet e fundit tregtia midis Kinës dhe Shqipërisë ka ruajtur rritjen e qëndrueshme dhe Kina ka qenë ndër partneret kryesore tregtare të Shqipërisë. Sivjet tregtia dypalëshe ka ruajtur prirjen e mirë, duke kapërcyer ndikimet negative të pandemisë dhe duke realizuar një rritje 50 për qind në katër muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Njëkohësisht, kategoritë e mallrave shqiptare të eksportuara në Kinë janë bërë gjithnjë e më të pasura dhe struktura e tyre më e ekuilibuar.

"Mekanizmi i bashkëpunimit Kinë-Vendet e EQL-së ka luajtur rol të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë midis Kinës dhe Shqipërisë", theksoi ambasadori kinez. Në Samitin Kinë-Vendet e EQL-së në shkurt të këtij viti, presidenti i Kinës Xi Jinping shpalli se pala kineze planifikon të importojë mallra me vlerë 170 miliardë dollarë amerikanë në pesë vjetët e ardhshëm nga vendet e EQL-së dhe do të përpiqet të dyfishojë vëllimin e importit të produkteve bujqësore nga këto vende. "Produktet shqiptare, veçanërisht ato bujqësore e ushqimore, ndodhen përpara mundësive të papara të eksportimit në Kinë," shtoi z. Zhou.

Ambasadori kinez shprehu gjithashtu kënaqësinë që në këtë ekspozitë është shtuar numri i kompanive të prodhimeve bujqësore e ushqimore nga Shqipëria, duke vënë në dukje se edhe blerësit e media kineze kanë treguar gjithashtu më shumë vëmendje për produktet shqiptare. "Kina me 1.4 miliardë popullsi është tregu më i madh i konsumit në botë. Në bazë të miqësisë tradicionale ndërmjet të dy vendeve, populli kinez e ruan miqësinë e thellë ndaj popullit shqiptar dhe besoj se produktet bujqësore e ushqimore shqiptare të gjelbra, të shëndetshme dhe cilësore, do t'u pëlqejnë gjithnjë e më shumë konsumatorëve kinezë," tha me besim përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri. Ai shprehu shpresën se qeveritë dhe kompanitë e të dy vendeve do të përpiqen së bashku për të nxitur bashkëpunimin tregtar dypalësh në të mirë të të dy popujve, duke hapur një kapitull të ri në historinë e miqësisë tradicionale.

Qarqet politike dhe të biznesit të Shqipërisë i kushtuan rëndësi edicionit të dytë të Ekspozitës Kinë-Vendet e EQL-së. Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj dhe drejtorja e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural Frida Krifca morën pjesë të martën përkatësisht në Forumin e Nivelit të Lartë për Zhvillimin e Biznesit Elektronik të Rrugës së Mendafshit dhe ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Kinë-Vendet e EQL-së. Pjesëmarrësit shqiptarë në këtë ekspozitë përfshijnë kompanitë e prodhimit e tregtimit të mjaltit, bulmetit, verës, rakisë, vajit të ullirit, çajit të malit etj.

Suggest To a Friend:   
Print