Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori Zhou Ding u jep studentëve të shkëlqyer shqiptarë Bursën e Ambasadorit
2021/04/28

Më 26 prill, u zhvillua në ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, ceremonia e dhënies së Bursës së Ambasadorit, ku përfaqësuesi diplomatik i Kinës në Shqipëri, ambasadori Zhou Ding u shpërndau 30 studentëve të shkëlqyer shqiptarë certifikata dhe çmime. Fituesit e bursës janë përzgjedhur nga Instituti i Konfucit i Universitetit të Tiranës, Universiteti Epoka, Universiteti Politeknik i Tiranës si dhe shkolla të tjera të mesme dhe fillore ku jepet mësimi i gjuhës kineze.

     

Në fjalimin e rastit, ambasadori Zhou vuri në dukje se gjuha e huaj është ura drejt një bote tjetër. Përmes gjuhës kineze, nëpërmjet së cilës, studentët mund të njohin vendin e lashtë por edhe modern lindor, mund të perceptojnë kulturën lindore që është e larmishme, gjithëpërfshirëse dhe plotë me vitalitet, dhe kështu mund të kuptojnë më mirë diversitetin e qytetërimeve të botës.

“Përballë sfidave të mëdha si pandemi, rimëkëmbje ekonomike, ndryshim të klimës etj., Kina propozon ndërtimin e Bashkësisë me një të Ardhme të Përbashkët për Njerëzimin dhe të Komunitetit të Jetës për Njeriun e Natyrën. Ne duhet të jemi të përkushtuar ndaj harmonisë midis njeriut dhe natyrës, ndaj zhvillimit të gjelbër, në një qasje të përqendruar te njerëzit dhe në multilateralizëm. Këto koncepte janë frymëzuar nga praktika e Kinës për zhvillimin dhe e kanë zanafillën nga tradita mjiëravjeçare kulturore kineze. Miqësia kino-shqiptare ka qenë e hershme. Në vitet ‘60 e ‘70 të shekullit të kaluar, Kina i ofroi Shqipërisë një numër të konsiderueshëm ndihmash, duke dhënë kontribut të madh për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Edhe në vitet e fundit, Kina gjithmonë mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Pasi shfaqjes së pandemisë këtu, Kina ishte ndër vendet e para që ofroi materialet mjekësore si kite testuese etj. Bashkëpunimi arsimor dhe shkëmbimi mes të rinjve të Kinës e të Shqipërisë janë gjithnjë e më aktiv, me shpeshtimin e bashkëpunimit akademik mes universiteteve të dy vendeve tona. Kina ka ofruar prej shumë vitesh bursa për studentët e shkëlqyer shqiptarë që studiojnë në Kinë. Shpresoj që më shumë të rinj kinezë e shqiptarë mund të kushtojnë vëmendje ndaj njëri-tjetrit dhe të bëhen misionarë për shkëmbimin miqësor mes Kinës dhe Shqipërisë. Shqipëria ka mundësi të mëdha zhvillimi. Shpresoj gjithashtu se bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të vijojë thellimin e mëtejshëm, duke u sjellë më shumë përfitime dy popujve”, tha ambasadori Zhou.

     

Ndërsa, Krisi nga Instituti i Konfucit të Universitetit të Tiranës shprehu falënderime ambasadës për këtë bursë dedikuar të rinjve shqiptarë. Ai ndau jetën e tij fëmijërore në Kinë së bashku me prindërit, sidomos përvojat për kulturën, historinë, arritjet e zhvillimit, kuzhinën, peizazhin e bukur të Kinës si dhe përvojat në mësimin e gjuhës kineze. Në fjalim, Krisi u shpreh i gatshëm për të trashëguar miqësinë tradicionale midis dy popujve dhe të studiojë përsëri në Kinë. Në ceremoni, fituesja e bursës Xhesika Gerbi me një veshje të dinastisë Han të Kinës së lashtë performoi vallen “Kokrra në halë”, duke shfaqur bukurinë e veçantë tradicionale kineze nga vallëzimi, veshjet dhe muzika.

Ceremonia u zhvillua nën një atmosferë shumë të ngrohtë. Studentët e rinj si filiza të sapodalë nga degët e pemëve duke simbolizuar gjallërinë e zhvillimit të ardhshëm të marrëdhënieve Kinë-Shqipëri.

Suggest To a Friend:   
Print