Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Njofim mbi kërkesat e linjave ajrore për Certifikatat e Rezultateve Negative të Testit të Acidit Nukleik dhe Testit të Gjakut të Anti-trupave
2020/11/05
 

Me qëllim reduktimin e transmetimit të Covid-19 përtej kufirit, duke filluar nga data 8 Nëntor 2020, të gjithë pasagjerëve kinezë dhe të huaj që fluturojnë nga Shqipëria për në Kinë, do t'ju kërkohet të bëjnë testin e Acidit Nukleik dhe të anti-trupave IgM dhe pastaj të aplikojnë për kodin jeshil të shëndetit me shenjën 'HS' ose për të certifikuar Formularin e Deklarimit të Shëndetit para fluturimit.

Kërkesat specifike janë si më poshtë:

I. Kërkesat për testin

Pasagjerët që nisen nga Shqipëria në Kinë nëpërmjet fluturimeve lidhëse nga shtete tranzit, duhet të bëjnë edhe testin e acidit nukleik edhe testin e anti-trupave IgM, në Shqipëri dhe në shtetin tranzit.

1. Pasagjerët duhet të bëjnë testin e acidit nukleik dhe testin e anti-trupave IgM në laboratorët e njohur nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë brenda 48 orëve para fluturimit për në shtetin transit dhe të aplikojnë në Ambasadën Kineze për kodin jeshil të shëndetit me shenjën 'HS' ose për të certifikuar Formularin e Deklarimit të Shëndetit me rezultatin negativ për të dy testet.

2. Pasagjerët duhet të bëjnë testin e acidit nukleik dhe testin e anti-trupave IgM përsëri në shtetin transit brenda 48 orëve para fluturimit për në Kinë dhe të aplikojnë në Ambasadën/Konsullatën Kineze  shtetin tranzit për kodin jeshil të shëndetit me shenjën 'HS' ose për të certifikuar Formularin e Deklarimit të Shëndetit me rezultatin negativ për të dy testet.

3. Vlefshmëria e testit të acidit nukleik dhe testit të anti-trupave IgM është 48 orë që nga momenti i marrjes së mostrës, p.sh. nëse mostra merret në datë 8 Nëntor, rezultati i testit do të jetë i vlefshëm deri në datë 10 Nëntor (përfshihet).

 

II. Pasagjerët kinezë që aplikojnë për Kodin Jeshil të Shëndetit me shënjën 'HS'

Pasagjerët kinezë duhet të ngarkojnë në aplikacionin Health Code në WeChat foto të rezultatit negative për testin e acidit nukleik dhe anti-trupave IgM, të cilët do të shqyrtohen dhe verifikohen nga Ambasada Kineze. Pastaj, ata do të marrin kodin jeshil të shëndetit me shenjën 'HS'. Pasagjerët kinez duhet të paraqesin kodin jeshil brenda periudhës së vlefshmërisë tek linjat ajrore përkatëse ose autoriteteve të aeroportit para hipjes në avion.

III. Pasagjerët e huaj që aplikojnë për certifikimin e Formularit të Deklarimit të Shëndetit (Health Declaration Form)

Pasagjerët e huaj duhet të dërgojnë me email, certifikatat e rezultateve negative të testit të acidit nukleik dhe të anti-trupava IgM, të skanuara qartë, së bashku me faqen e pasaportës me të dhënat personale, itinerarin e udhëtimit dhe Formularin e Deklarimit të Shëndetit (Health Declaratin Form) të firmosur, në adresën e email-it të Ambasadës Kineze në Shqipëri: consulate_alb@mfa.gov.cn . Ambasada Kineze pasi të shqyrtojë dhe të verifikojë dokumentet e mësipërm, do të dërgojë me email Formularin e Deklarimit të Shëndetit me vulë. Këshillohet që ky formular të printohet dhe të mbahet gjatë udhëtimit. Pasagjerët e huaj duhet të paraqesin formularin brenda periudhës së vlefshmërisë tek linjat ajrore përkatëse ose autoriteteve të aeroportit para hipjes në avion.

IV. Kujtesë

 

1. Ju lutemi, lexoni dhe ndiqni kërkesat me kujdes. Nëse nuk merrni kodin jeshil të shëndetit me shenjën 'HS' ose Formularin e Deklarimit të Shëndetit të certifikuar me rezultate negative të testit të acidit nukleik dhe të anti-trupave IgM, do të thotë se ju nuk kualifikoheni për tu nisur për fluturimin në Kinë dhe do të duhet të ndryshoni itinerarin tuaj.

2. Nëse do të shkoni në Kinë nëpërmjet fluturimeve lidhëse, ju lutemi të informoheni para udhëtimit për:

(1) kohën e fillimit të kërkesave për certifikatën me rezultat negativ të acidit nukleik dhe të anti-trupave të Ambasadave/Konsullatave Kineze në shtetet tranzit;

(2) laboratorët e përcaktuar apo të njohur për testimet nga Ambasada/Konsullata Kineze në shtetet tranzit;

(3) kërkesat e linjave ajrore që kanë fluturime direkte për në Kinë;

(4) rregullat e hyrjes në shtetet tranzit;

(5) kërkesa të tjera në lidhje me testin e acidit nukleik dhe testin e anti-trupave IgM në shtetet tranzit.

Nëse aeroporti tranzit nuk është i pajisur me shërbimin e testit të shpejtë, aplikoni për vize për të hyrë në shtetin tranzit për të bërë testin.

 

3.  Ju lutemi, të zgjidhni me kujdes rrugën e fluturimit tranzit për në Kinë. Mosarritja për të hyrë në vendin tranzit ose mospërmbushja e kërkesave në lidhje me testet, kodin jeshil ose formularin e deklarimit të shëndetit të certifikuar mund të rezultojë në bllokim dhe rritjen e riskut për infektim.

4. Pasagjerët duhet të deklarojnë me vërtetësi informacionin e tyre personal dhe të ofrojnë teste të vërteta dhe të vlefshme të acidit nukleik dhe të testit anti-trup IgM. Pasagjerët që fshehin qëllimisht kushtet shëndetësore ose falsifikojnë raportet e testimeve do të mbajnë përgjegjësi sipas ligjeve përkatëse.

5. Ju lutemi, mbani vëmendjen në faqet zyrtare të ambasadave/konsullatave kineze për informacion të azhurnuar.

 

V. Laboratorët e testimeve të njohur nga Ambasada Kineze në Shqipëri

 

1. Spitali Amerikan (American hospital)

Website: https://al.spitaliamerikan.com 

Tel:+355-682001904  +355(0)42225640

Shënim: Spitali Amerikan  ka laboratorë testimi në disa qytete në shqipëri, për detaje klikoni:

    https://www.facebook.com/2007108912847267/posts/3505452779679532/?extid=BnC1ZrFJ2ePF4LMS&d=n

 

2. Intermedica

 

Adresa: Rruga "Jordan Misja", Tirana

Website: https://www.intermedica.al

Tel:+355(0)42200600

 

Për çështje urgjente në lidhje me testet, ju lutem gjeni kontaktet e Ambasadës si më poshtë:

Email: consulate_alb@mfa.gov.cn 

Tel: 00355-4-2232385   00355-692088899

Suggest To a Friend:   
Print