Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Deklarata e zëdhënësit të Ambasadës Kineze në Shqipëri për fjalimin lidhur me Kinën nga Nënsekretari i Shtetit të SHBA-së, Keith Krach gjatë vizitës së tij në Shqipëri
2020/10/03

Ne vumë re se, Keith Krach, Nënsekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë sulme dhe shpifje keqdashëse e të pabaza ndaj Partisë Komuniste të Kinës, Qeverisë Kineze dhe kompanive kineze, duke provokuar qëllimisht marrëdhëniet Kinë-Shqipëri, gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Ndaj atyre fjalëve, ne shprehim kundërshtim të fortë.

Kontributi i Kinës për paqen e zhvillimin e botës është i dukshëm dhe shihet nga të gjithë. Kina i përmbahet parimit të respektit reciprok, interesave të ndërsjellta dhe përfitimeve të përbashkëta në marrëdhëniet me vende të ndryshme të botës, dhe kurrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera. Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë gjithashtu bazohen mbi këto parime, dhe burojnë nga miqësia e gjatë midis dy popujve tanë që vlen të krenohemi.

Siguria e të dhënave është një sfidë globale, për të cilën zgjidhja e vetme efektive është forcimi i bashkëpunimit global. Mekanizma e Dialogut të Nivelit të Lartë Kinë-Europë në Fushën Digjitale tashmë është krijuar, dhe Kina, bashkë me vendet evropiane, do të angazhohen për Partneritetin e Bashkëpunimit Digjital. Disa vende i përjashtojnë furnizuesit kinezë të rrjetit 5G, ose i rendisin si “furnizues me rrezik të lartë”, ose i deklarojnë si “rrezik i sigurisë kombëtare”, por asnjëherë nuk kanë nxjerrë asnjë provë. Këto veprime që kanë shkelur parimet e tregtisë së lirë, multilateralizmit dhe mosdiskriminimit, nuk janë në të mirë të zhvillimit të tregut të telekomunikacionit të vendit përkatës. Shqetësimet në lidhje me sigurinë e internetit duhet të bazohen në shkencë dhe fakte. Duhet të bojkotohen veprimet e shtypjes ndaj vendeve dhe kompanive të vendeve të tjera në bazë të mentalitetit të Luftës së Ftohtë dhe të paragjykimit ideologjik, me pretekstin e sigurisë, duke përdorur fuqinë e shtetit.

Suggest To a Friend:   
Print