Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Fjalimi i Ambasadorit të Kinës ZHOU Ding në Aktivitetin e Mbjelljes së Pemave me Bashkinë e Tiranës
2020/09/27

Të nderuar kryetar i grupit të miqësisë Shqipëri-Kinë të Kuvendit z. Fino, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës znj. Ristani, miq të dashur:

Mirëmëngjes! Është kënaqësi e veçantë që jam këtu në Parkun e bukur të Liqenit Artificial të Tiranës, dhe bashkë me ju të gjithë, të mbjellim 150 pemë miqësie, të cilat simbolizojnë miqësinë tonë të përhershme. Ky është një nder për 100-vjetorin e kryeqytetit të Tiranës, dhe gjithashtu urim për 71-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Siç është pylli i dendur në parkun e liqenit, Tirana është një qytet i fortë dhe plot gjallëri. Ky qytet është jo vetëm shtëpia e ngrohtë e banorëve këtu, por edhe Kryeqyteti i Rinisë me vitalitet, që tërheq të rinj të panumërt shqiptarë të vijnë këtu dhe të realizojnë ëndrra e vlera të jetës. Me gjithë goditjen e tërmetit e të pandemisë, banorët këtu gjithmonë përballen me sfida e vështirësi me guxim, solidaritet dhe optimizëm.

Tirana është gjithashtu një qytet miqësor, i hapur dhe tolerant. Unë mbaj mend se në fillim të këtij viti, pas shpërthimit të COVID-19 në Kinë, kryetari Veliaj inicioi një aktivitet për të mbështetur luftën e Kinës kundër pandemisë, duke hedhur poshtë stigmatizimin dhe diskriminimin, aktiviteti i cili ishte shumë prekës dhe frymëzues. Vitin e kaluar, kisha kënaqësi të shihja Forumin e Kryebashkiakëve të Vendeve 17+1, të organizuar suksesshëm nga Bashkia Tiranë, ku u diskutuan dhe u shkëmbyen këtu planet e zhvillimit të qëndrueshëm të qyteteve. Jam i bindur se kjo frymë e hapur e tolerante, do t’i sjellë Tiranës mundësi të reja të zhvillimit dhe gjallëri të re në mënyrë të vazhdueshme.

Tirana po ecën përpara në rrugën e zhvillimit të gjelbër e të qëndrueshëm. Ditë pas dite, qyteti po bëhet më i bukur, koncepti i shëndetit dhe i mbrojtjes së mjedisit është rrënjosur thellë në zemrat e njerëzve. Në takimet që po zhvillohen me rastin e 75-vjetorit të OKB-së, vende të ndryshme po bëjnë thirrje për ringjalljen e multilateralizmit, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër pandemisë, dhe zbatimin e plotë të Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Presidenti i Kinës Xi Jinping ka premtuar se Kina do të përpiqet të arrijë kulmin e emetimeve të dioksidit të karbonit para vitit 2030 dhe të arrijë neutralitetin e karbonit para 2060, gjë që tregon vendosmërinë e Kinës në rrugën e zhvillimit të gjelbër me karbon të ulët. Ekonomia e gjelbër dhe ekonomia dixhitale do të drejtojnë rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit e të qytetit. Kina është e gatshme që bashkë me Shqipërinë, të nxisim rimëkëmbje të gjelbër ekonomike pas pandemisë.

Pas disa ditësh, do të jetë festa e 71-vjetorit të Republikës Popullore të Kinës. Gjatë 71 viteve, Kina është përmbajtur zhvillimit të orientuar ndaj njerëzve, duke krijuar një rrugë zhvillimi me karakteristika kineze. Ne ndihemi krenar për arritjet tona në vitet e kaluara dhe kontributin tonë për paqen dhe zhvillimin e botës. Jemi krenar gjithashtu për miqësinë e veçantë midis popullit kinez dhe atij shqiptar. Në luftën kundër COVID-19, pala kineze kishte kënaqësi të ndihmonte Shqipërinë me materiale të shumta mjekësore.

Para 56 vitesh, Kina ndihmoi Shqipërinë të ndërtonte projekte të ndryshme ekonomike, ndërkohë, Shqipëria i dhuroi Kinës 10000 fidanë pemësh ulliri. Kur Kryeministri i Kinës Zhou Enlai mbolli personalisht fidanin e parë në Kunming të Provincës Yunnan, kështu kanë thënë miqtë shqiptarë: Uroj që pemët e miqësisë të lulëzojnë gjithmonë në këtë tokë miqësore. Me kalimin e kohës, miqësia e sinqertë midis dy popujve tanë mbetet e përjetshme. Sot, duke trashëguar traditë, ne mbjellim pemë të reja të miqësisë në Parkun e Liqenit, me bindje se edhe këto pemë do të rriten e lulëzojnë në këtë tokë miqësore.

Qoftë një jetë e lumtur për qytetarët e Shqipërisë. Rroftë miqësia kino-shqiptare. Faleminderit!

Suggest To a Friend:   
Print