Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Intervista e Gazetes Kryesore të Shqipëris per SH.T.Z. Zhou Ding
2019/10/01

Më 30 Shtator dhe 1 Tetor, Albanian Daily News dhe Gazeta Panorama publikuan intervistën e Ambasadorit Kinez SH.T.Z. Zhou Ding, teksti i plotë i intervistës është si më poshtë:

Pyetje: Z. Ambasador, në radhë të parë më lejoni t’ju paraqes urimet më të mira me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Popullore të Kinës (RPK). Populli kinez feston 70 vjetorin e themlimit të RPK në 1 Tetor. A mund të na thoni ju lutem, cila është domethënia e kësaj dite në historinë e vendit tuaj? Si festohet kjo ditë dhe si reflektohet në njerëzit e vendit?

Përgjigje: Faleminderit për intervistën. 1 Tetori 1949, shënon lindjen e Republikës Popullore të Kinës, ose të Kinës së Re. Para vitit 1949, Kina ishte praktikisht një vend gjysmë i kolonizuar duke luftuar kundër feudalizmit, kolonializmit dhe pushtimeve të huaja për më shumë se një shekull. Dhjetëra milonë burra dhe gra sakrifikuan jetët e tyre për të arritur pavarësinë të fituar me shumë vështirësi dhe bashkimin kombëtar të Kinës. Që prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës, ne më në fund e morëm fatin në duart tona.

Për të shënuar përvjetorin e 70-të, në 1 Tetor, do të ketë një festim madhështor në Pekin, përfshi këtu parada ushtarake dhe civile në Sheshin Tiananmen, të cilat do të transmetohen në lidhje direkte. Gjithashtu, në 30 Shtator, u mbajt një ceremoni e vendosjes së shportave me lule në Monumentin e Heronjve të Popullit. Dhe pa dyshim, pritje, koncerte, ekspozita, dhe festa do të mbahen në të gjithë Kinën dhe mbarë botën. Jemi të lumtur që miqtë tanë të huaj, përfshi këtu edhe miqtë shqiptarë, do ti bashkohen festimeve tona.

Pyetje: Shkëlqesia juaj, çfarë kanë sjellë këto 7 dekada në progresin e përgjithshëm dhe duke u kthyer pas në kohë, si ndihen njerëzit tani duke u krahasuar me epokën para 1949?

Përgjigje: Në këto 70 vjet të Republikës Popullore të Kinës, vecanërisht në 40 vitet e fundit të Reformave dhe Hapjes, ne jemi zhvilluar nga një komb i varfër agrokulturor në një komb të fortë dhe të industrializuar me ekonominë e dytë në botë. Ne e kemi bërë varfërinë një fjalë që tashmë i përket historisë për më shumë se 800 milion njerëz. Kemi modernizuar një komb me më shumë se 1 miliard njerëz me një shpejtësi të papreçedentë në historinë njerëzore. Mund të thuhet se Kina ka farkëtuar një rrugë të re modernizimi për vendet në zhvillim.

Suksesi dhe arritjet e Kinës vijnë si pasojë e aderimit tonë në politikat thelbësore të Reformës dhe Hapjes, së rrugës sonë të Socializmit me Karakteristika Kineze, një rrugë që i shkon përshtat realitetit kinez dhe kushteve kombëtare. Ne gjithashtu i njohim meritën popullit tonë për punën e palodhur, vizionin dhe kurajon. Duke parë pas në rrugën e përçuar në këto 70 vite, jemi plot me krenari. Duke parë përpara në rrugën që na pret, jemi plot me vetëbesim.

Pyetje: Z. Ambasador, 80 vjet më parë, në 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore, një nga eventet më tragjike mbarëbotërore. Cili është mesazhi i Kinës në një rast të tillë kundrejt sfondit aktual të tensioneve në rritje në pjesë të ndryshme të botës dhe përpjekeve të disa fuqive të mëdha për supremaci? Në pikëpamjen tuaj, a po ndryshon rendi botëror nga ai bipolar në një rend multipolar?

Përgjigje: Kina ka qenë një nga viktimat më të mëdha të fashizmit the kolonializmit. Për shkak të historisë sonë të pafat, Kina në veçanti e vlerëson dhe mban gjallë paqen dhe stabiltietin e fituar me shumë mund. Kina nuk ka kërkuar kurrë dhe nuk do të kërkojë kurrë supremaci. Ne kundërshtojmë me vendosmëri çdo formë të hegjemonizimit. Ne e vlerësojmë harmoninë dhe besimin se “nuk i duhet bërë të tjerëve atë që nuk do që të të bëhet ty”, një besim që është i rrënjosur thellë në kulturën tonë. Sot bota është plot me pasiguri. Disa parime thelbësore të marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe multilateralizmi po sfidohen. Kina dëshiron të punojë përkrah gjithë kombeve për të risjellë siguri, besim dhe shpresë për botën.

Ne ushtrojmë dhe ndjekim dobitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë. Ne jemi të përkushtuar për nxitjen e një ekonomie të hapur botërore dhe mbështesim regjimin tregtar shumëpalësh me qendër Organizatën Botërore të Tregtise (OBT). Ne preferojmë t’a zgjerojmë “tortën” në vend që ta ndajmë ose të luftojmë për të.

Pyetje: Incidentet që kanë ndodhur në Hong Kong gjatë muajve të fundit kanë marrë vëmendjen e shumë njerëzve. Cfarë dëshironi të shprehni mbi situatën në Hong Kong?

Përgjigje: Asnjë qeveri ose popull nuk kujdeset për Hong Kong-un dhe njerëzit e Hong Kongut më shumë se qeveria kineze dhe populli kinez. Protestat dhe dhuna në Hong Kong e patën shkëndijen e tyre në një projekt-propozim për të ndryshuar “Urdhëroren për Shkelësit e Ligjit të Arratisur” nga vetë qeveria e Rajonit Special Adminsitrativ të Hong Kongut (RSAHK), duke patur si qëllim sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Megjithatë, disa forca duan të devijojnë shqetësimet e njerëzve mbi ndryshimet ligjore të propozuara drejt sfidës së “Një vend, dy sisteme”, dhe madje në vetë sovranitetin e Kinës mbi Hong Kongun. Disa protestues arritën deri tek sulmi i forcave policore me pluhur toksik, bomba me benzinë, sulmuan Këshillin Legjislativ të Hong Kongut, dëmtuan objekte publike. Është e vështirë të besohet që këto vepra të dhunshme u përgëzuan edhe nga disa njerëz jashtë Hong Kongut. Disa media janë aq të njëanshme sa gjatë raportimit në rrugët e Hong Kongut, filmuan vetëm momentin e një oficeri policie që ngrinte një armë në qiell, pa i thënë publikut të tyre se ai oficer ishte tërësisht vetëm, i shqetësuar nga protestuesit dhe iu desh ta bënte këtë gjest për vetëmbrojtje.

Leksionet e historisë na mësojnë se çfarë po bëjnë ata, mungesa e respektit për ligjet në fuqi, do të çojë vetëm në anarki, kaos dhe tragjedi në Hong Kong, ashtu sikurse e kemi parë në disa vende të botës në të kaluarën. Çfarë i nevojitet Hong Kongut sot është ndalja e dhunës, rivendosja e sundimti të ligjit. Qeveria Qëndrore e Kinës e mbështet qeverinë e RSA të Hong Kongut. Forcat e jashtme duhet të ndalin së destabilizuari Hong Kongun.

Pyetje: Samiti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm sapo u mbajt në selinë e OKB në Nju Jork, me tematikë zbatimin global të Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Çfarë masash ka ndërmarrë Kina për zbatimin e kësaj axhende dhe çfarë progresi ka arritur deri tani?

Përgjigje: Axhenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm është një udhëzues i rëndësishem për komunitetin ndërkombëtar. Kina i jep rëndësi të madhe zbatimit të kësaj Axhende. Ne kemi qenë ndër të parët që nxorëm një plan kombëtar dhe një raport progresi për zbatimin e saj. Deri në fund të vitit të ardhshëm, të gjithë qytetarët e Kinës që jetojnë nën kufirin e varfërisë do të hiqen nga ky kufi, gjë që do të thotë se Kina do të përmbushë objektivat për zhvillim të qëndrueshëm SDG në zbutjen e varfërisë 10 vjet para afatit kohor të vendosur. Në uljen e varfërisë, arsimimin, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen e mjedisit dhe shumë fusha të tjera, Kina ka punuar shumë dhe ka bërë progresin domethënës. Ky është kontributi më i madh i Kinës në zbatimin global të Axhendës 2030.

Pyetje: Ky përvjetor historik koinçidon me një tjetër përvjetor të shquar – para 7 dekadash Shqipëria dhe Kina vendosën marrëdheniet diplomatike. Si do ta përshkruanit rrjedhën e marrëdhineve dypalëshe? Pas 8 muajsh në vendin tonë, si do ti vlerësonit marrëdheniet aktuale Kino-Shqiptare dhe a jeni i kënaqur me nivelin tyre, veçanërisht në aspektin ekonomik?

Përgjigje: Shqipëria është një nga dhjetë kombet e para që vendosën marrëdhëniet diplomatike dypalëshe me Kinën në 1949. Historia e miqësisë tone është aq e hershme sa vetë mosha e Kinës së re. Ne, populli i Kinës kemi patur gjithmonë një vend të veçantë në zemrat tona për Shqipërinë. Shumë kinezë e duan Shqipërinë për shkak të historisë dhe miqësisë së përbashkët, dhe e anasjellta.

Sikurse shumë miq nga Kina dhe Shqipëria më kanë përmendur, nuk ka nevoje të përsërisim miqësinë tonë kohë pas kohe, është momenti për veprim e progres, dhe unë jam totalisht dakord. Me kënaqësi mendoj se jemi duke punuar në atë drejtim.

Në tregti, investime, bujqësi, turizëm, arsim dhe shumë fusha të tjera, Kina dhe Shqipëria po eksplorojnë baza me interes të përbashkët, dhe po mundohemi të bëjmë më të mirën për përfitime reale e të prekshme.

Këtë vit ne kemi ndihmuar shumë shqiptarë nga të gjitha fushat të vizitojnë Kinën, duke bërë kështu të mundur që ata të krijojnë mendime të reja mbi bashkëpunimin dypalësh. Ne gjithashtu kemi menaxhuar një seri eventesh këtë vit, të cilat kanë ofruar potencial të madh për bashkëpunimin Kinë-Shqipëri. Të dy vendet po ecin shumë mirë në kuadër te mekanizmave shumëpalësh dhe rajonal si Inciativa “Një brez, një rrugë”, dhe bashkëpunimi “17+1”. Ne po presim Qëndrën e Zhvillimit Rinor, një projekt nën platformën “17+1” të hapet në Tiranë. Ajo mund të shërbejë si një tjetër katalizator për intensifikimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me vende të tjera të “17+1”. Unë gjithashtu besoj se me përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në sferën e investimeve këtu, momentumi do të arrihet e më shumë projekte konkrete do të materializohen.

Pyetje: 70 vjetori e gjen Kinën me dy projekte globale madhore, Inciativa “Një brez, një rrugë” dhe Mekanizmi “17+1”. Z. Ambasador, disa qarqe të caktuara e konsiderojnë këtë mekanizëm si objektiv i Kinës për ekspansion në botë. Duke patur parasysh progresin dhe vendet e pjesëmarrëse në to, përfshi këtu edhe Ballkanin Perëndimor, cila do të ishte përgjigjja juaj për ata që hedhin hije frike për të supozuarin eskspansionizëm kinez?

Përgjigje: Përhapja e influencës nuk është kurrë synimi ose qëllimi ynë. Kur njerëzit flasin për përhapje influence, unë mendoj se ata duhet të specifikojnë, influencë e mirë apo influencë e keqje. Kina ndjek gjithmonë një politkë bashkëpunimi për përfitime të ndërsjellta dhe beson me vendosmëri se është e arritshme. Si “Një brez, një rrugë” ashtu edhe “17+1”, janë për krijimin e platformave të bashkëpunimit. Përherë e më shumë mallra po eksportohen dhe importohen përgjatë “Një brez, një rrugë”, projekte infrastrukturore të shumta po shfaqen, njerëzit udhëtojnë nga njëra anë ose tjetra më lehtësisht, këtë ka sjellë bashkëpunimi me përfitim të ndërsjelltë. Vendet që i janë bashkuar Iniciativës “Një brez, një rrugë”, i kanë marrë vetë vendimet e tyre dhe kanë aprovuar projektet e përshtatshme duke u bazuar në vlerësimet e tyre të brendshme. Askush nuk mund t’ju imponohet atyre. Unë mendoj se qeveritë dhe kompanitë përkatese janë mjaftueshëm mendjehollë për të vendosur për vete. Kina nuk është e intersuar të luajë lojëra gjeopolitike në rajonin e Ballkanit, apo askund tjetër në botë, pasi ne besojmë se këto lojëra nuk zgjasin shumë. Ne punojmë me vende si Shqipëria duke u bazuar pastërtisht në miqësinë tonë tradicionale dhe parimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjelltë. Ekspansionizmi është një etiketë që me të vërtetë nuk duhet vendosur mbi Kinën. Për vite me radhë, disa njerëz e kanë parë Kinën me syze të ngjyrosura. Por faktet flasin më fort se fjalët.

Pyetje: Z. Ambasador, si e perceptoni situatën politike këtu në Shqipëri? Dhe si e mendoni Shqipërinë në partneritet me Kinën?

Përgjigje: E kam vënë re kompleksitetin e situatës politike në Shqipëri. Kina respekton zgjedhjet e shqiptarëve dhe beson se nëpërmjet dialogut, një zgjidhje që i përshtatet më shumë interesave të popullit, është e arritshme. Unë besoj se politikanët shqiptarë dhe populli shqiptar mund dhe do t’ia dalin.

Sikurse kam thënë gjithmonë, Shqipëria është një vend i shkëlqyer me potencial të madh. Me njerëz punëtorë dhe të arsimuar, burime të shumta natyrore dhe me miq që e kanë dëshirën të ndihmojnë, Shqipëria meriton një të ardhme të begatë. Unë personalisht shijoj çdo moment që ndaj me miqtë e mi shqiptarë. Po punoj intensivisht për të promovuar Shqipërinë dhe të rris dukshmërinë e Shqiperisë në vendin tim, në mënyrë që më shumë turistë dhe biznese nga Kina të vijnë këtu. Pritja jonë për 70 vjetorin e Ditës Kombëtare në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar javën që kaloi u transmetua në CCTV, platforma mediatike më me influence në Kinë, duke marrë vëmendjen e qindra milionë shikuesve kinezë. Seria vizatimore Panda Kineze tashmë transmetohet në RTSH. Këto janë evente domethënëse që mund të sjellin më afër dy vendet dhe të vendosin momentum në marrëdheniet tona dypalëshe. Me rastin e përvjetorit të 70-të të themelimit të Republikës Popullore të Kines dhe të marrëdhënive diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë, unë jam shumë optimist për të ardhmen e përbashkët.

Suggest To a Friend:   
Print