Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori Zhou takohet me ministren Gjonaj
2019/09/08

Ambasadori kinez në Tiranë u takua më 3 shtator me ministren shqiptare të Drejtësisë Etilda Gjonaj. Dy palët shkëmbyen mendimet lidhur me forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e drejtësisë. Në këtë takim ishin gjithashtu të pranishëm këshilltari politik i ambasadës Bai Yunbin dhe këshilltarja e Ministrisë Aulona Mersini.

Z. Zhou u shpreh se marrëdhëniet kino-shqiptare kanë një histori të gjatë. Vitet e fundit, këto marrëdhënie janë forcuar pandërprerë dhe po shtohen shkëmbimet njerëzore reciproke. Sipas tij, dy vendet duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin gjyqësor, duke i hedhur bazë të shëndoshë nga ana ligjore zgjerimit të shkëmbimeve në fusha të ndryshme.

"Pala kineze mirëpret palën shqiptare të marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin gjyqësor brenda kornizës 'Një brez, një rrugë' dhe '17+1'", shtoi ambasadori Zhou.

Ndërsa, ministrja Gjonaj u shpreh nga ana e saj se marrëdhëniet shqiptaro-kineze kanë ruajtur tendencë të mirë zhvillimi. Tani, tha ajo, Shqipëria po bën përpjekje për të çelur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke nxitur reformat në drejtësi dhe pjesëmarrjen përkatëse në bashkëpunimin ndërkombëtar. Ajo nënvizoi gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit me palën kineze në fushën përkatëse dhe në bashkëpunimin shumëpalësh brenda kornizës "17+1".

Suggest To a Friend:   
Print