Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Zhou Ding takohet me anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve të Shqipërisë
2019/06/26

Të mërkurën e kaluar, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding ftoi anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve të Shqipërisë në ambasadën kineze për të shkëmbyer mendime për situatën ndërkombëtare, marrëdhëniet kino-shqiptare etj.

Në vizitë morën pjesë kryetari i Këshillit të Ambasadorëve dhe ish-ministri i Jashtëm shqiptar Besnik Mustafaj, këshilltari i presidentit për marrëdhëniet ndërkombëtare Genc Muçaj, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, ish-ambasadori në Kinë Hajdar Muneka, ish-ambasadori në Kinë Maxhun Peka etj.

Ambasadori Zhou u shpreh se anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve të Shqipërisë kanë dhënë kontribut të dukshëm për çështjet diplomatike shqiptare dhe tani vazhdojnë të luajnë rolin e tyre në fushën politike, të Think-Tank-ut, mediatike etj., për të kontribuuar diturinë e tyre në ndërtimin e Shqipërisë dhe zhvillimin e marrëdhënieve të jashtme.

Shumë anëtarë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhënieve miqësore kino-shqiptare duke ruajtur ndjenjat e thella ndaj Kinës. Me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë, marrëdhëniet dypalëshe kanë mundësi të reja zhvillimi dhe ambasada kineze dëshiron të bëjë përpjekje së bashku me Këshillin e Ambasadorëve dhe qarqet e ndryshme shqiptare për të nxitur potencialin e bashkëpunimit kino-shqiptar dhe zhvillimin ekonomiko-shoqëror shqiptar, duke i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri.

Ambasadori Zhou i njohu gjithashtu të pranishmit me gjendjen e brendshme dhe politikën e jashtme të Kinës. Ai tha se Kina do të vazhdojë të thellojë reformën e hapjen ndaj botës së jashtme, do të nxisë ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri dhe krijimin e komuniteteve të përbashkëta të fatit të njerëzimit, do të ndërtojë "Një brez, një rrugë" me parimet e konsultimit, ndërtimit e shpërndarjes së përbashkët duke kundërshtuar unilateralizmin e hegjemoninë dhe mbrojtur sistemin e tregtisë shumëpalëshe.

Të pranishmit shqiptarë i hodhën një këndvështrim kohës së paharrueshme të shkëmbimeve me Kinën dhe vlerësuan lart sukseset e arritura nga Kina në fushën ekonomiko-shoqërore. Ata u shprehën se Këshilli i Ambasadorëve është mik i Kinës dhe do të përkrahë me vendosmëri bashkëpunimin pragmatik midis Shqipërisë e Kinës nën kornizën "Një brez, një rrugë", "Bashkëpunimi Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore" etj. për të rigjallëruar pandërprerë miqësinë tradicionale dypalëshe.

Suggest To a Friend:   
Print