Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez në Tiranë Zhou Ding takohet me koordinatoren e organizatës joqeveritare "World Vision"
2019/06/20

Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding u takua të martën me koordinatoren e organizatës joqeveritare "World Vision" (Vizioni Global) në Shqipëri Eljona Boçe Elmazi. Në emër të ambasadës, z. Zhou u dhuroi përmes kësaj organizate fëmijëve të Korçës, të prekur nga tërmeti, dhe atyre në zonat e varfra, si ato të qarkut të Elbasanit, ndihma si ventilatorë etj.

Ambasadori Zhou u shpreh se organizata "World Vision" ka përvojë të pasur në zbatimin e projekteve për mirëqenien publike. Ambasada kineze është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me qarqet e ndryshme të Shqipërisë për t'u ofruar shtresave në nevojë ndihmë sipas mundësive. Ambasadori shprehu shpresën se këto dhurime mund t'u sjellin fëmijëve në zonat e prekura nga tërmeti dhe zonat e varfra përkujdes dhe freski në verë.

Koordinatorja Elmazi falënderoi ambasadën kineze për dhurimin. Ajo tha se po afron stina e të nxehtit dhe dhurimi i bërë nga ambasada është me vlerë dhe në kohë. Organizata "World Vision" do të bëjë siç duhet punën e dorëzimit të ndihmës, duke e sjellë fëmijëve dashurinë e ambasadës kineze.

Suggest To a Friend:   
Print