Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Tiranë, u zhvilluan ndeshjet e futbollit për Kupën e Institucionit "Konfuci"
2019/06/11

Në kompleksin sportiv "Loku" u zhvilluan nga 3 deri më 7 qershor ndeshjet e futbollit për Kupën e Institutit "Konfuci" , si një nga aktivitetet kremtuese me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë.

       

Pas disa raunde konkurrence, ekipi i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës u shpall kampion ndër gjashtë ekipet pjesëmarrëse, përfshirë ekipin e lagjeve të Tiranës, ekipin e ambasadës e institucioneve kineze, ekipin e kompanisë "Huawei" etj. Ekipi i Institutit "Konfuci" u shpall nënkampion, ndërsa ekipi i lagjeve të Tiranës u radhit në vendin e tretë.

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding dhe bashkëshortja e tij ishin të pranishëm në ndeshjen finale dhe u dhanë kupën e medaljet ekipeve përkatëse.

       

Ambasadori Zhou tha se shkëmbimet kulturore e sportive janë një nyjë e rëndësishme për lidhjen e Kinës dhe Shqipërisë dhe gjithashtu një pjesë e rëndësishme përbërëse e shkëmbimeve njerëzore midis dy vendeve. Këto ndeshje futbolli mishërojnë plotësisht gjallërinë e të rinjve në epokën e re dhe kanë shtuar njohjen reciproke midis të rinjve të të dy vendeve. Ai shpresoi se të rinjtë e të dy vendeve do të vazhdojnë shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë, që të japin energjinë e tyre për nxitjen e bashkëpunimit miqësor midis dy vendeve në fusha të ndryshme.

Suggest To a Friend:   
Print