Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez në Shqipëri kremton Festën e Fëmijëve në "Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë 6-16 vjeç" në Shkodër
2019/06/04

Më 1 qershor paradite, ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding dhe bashkëshortja e tij, në krye të një delegacioni të ambasadës, bënë një vizitë në qytetin verior të Shqipërisë Shkodër, ku kremtuan Ditën e Fëmijëve së bashku me fëmijë të "Shtëpisë së fëmijëve shkollorë 6-16 vjeç" në këtë qytet. Ishin të pranishëm edhe kryetari i Shoqatës Kulturore Alb-China Iljaz Spahiu dhe bashkëshortja e tij, drejtori i "Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë 6-16 vjeç" Gezim Mahmutaj etj. .

       

Mësuesit dhe nxënësit e "Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë 6-16 vjeç" shfaqën sllogane të gjuhës kineze, përmbajtën lulet për ta mirëpritur delegacionin e kryesuar nga ambasadori Zhou Ding. Zoti Gezim Mahmutaj u shpjegoi hollësisht miqve kinezë situatën e funksionimit dhe objektet e ndryshme të Shtëpisë së Fëmijës, duke shprehur falënderimet për dashurinë dhe ndihmën e ambasadës kineze ndaj fëmijëve. Më vonë, të dy palët dhanë një shfaqje artistike me këngë dhe valle kombëtare shqiptare, numra të ushtrimeve kineze taiji etj. të cilat u duartrokitën. Ambasadori Zhou dhe zonja e tij u dhanë mësuesve dhe fëmijëve dhurata me rastin e festës së fëmijëve.

       

Ambasadori Zhou u shpreh në fjalimin e tij se ai është shumë i gëzuar dhe i emocionuar për kalimin e Festës së Fëmijëve së bashku me fëmijët. Shkodra është një qytet me dashuri. "Dashuria u solli fëmijëve të pambrojtur një strehë të ngrohtë në këtë shtëpi fëmije dhe dashuria na solli në këtë takim mes kinezëve dhe shqiptarëve në disa breza", u shpreh përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri. Para mbi 40 vitesh, Kina e ndihmoi Shqipërinë për ndërtimin e hidrocentralit "Mao Ce Dun" (sot hidrocentrali i Vaut të Dejës) mbi lumin Drin. Një numër i madh inxhinierësh kinezë punuan me shpirtin vetëmohimi, duke i sjellë dritën popullit shqiptar dhe duke ndezur zjarrin e miqësisë kino-shqiptare. "Dashuria jepet, nuk kërkohet. Dëshirojmë që fëmijët të rriten të shëndetshëm, me dashuri e përkujdes, dhe t'ia shpërblejnë këtë dashuri e përkujdes shoqërisë, për të dhënë kontribut për lulëzimin e përparimin e atdheut të tyre, si dhe për miqësinë kino-shqiptare e paqen në botë", u shpreh ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding.

      

"Shtëpia e Fëmijëve Shkollorë 6-16 vjeç" është ndër organizatat bamirëse shtetërore me historinë më të gjatë në Shqipëri. Ajo ështe formuar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore për ta strehuar fëmijët 6-16 vjeç me prindër të vdekur, të braktisur nga familjet ose nga familje në gjendje të keqe ekonomike.

Suggest To a Friend:   
Print