Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding viziton Universitetin Mesdhetar
2019/05/22

Më 17 maj, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding bëri një vizitë në Universitetin Mesdhetar në Tiranë, ku pati një takim me presidentin e këtij universiteti, ish-ministrin e Financave të Shqipërisë Anastas Angjeli, dhe rektorin Gudar Beqiraj. Ambasadori kinez mbajti gjithashtu një fjalim.

Në fjalim, ambasadori Zhou u shpreh se historia, kultura dhe burimet natyrore të veçanta të Shqipërisë i bëjnë krenar çdo shqiptar. Kujtimet nga historia e bashkëpunimit miqësor kino-shqiptar janë pasuria e përbashkët shpirtërore e të dy vendeve. Gjatë gjysmë shekulli, socializmi me karakteristika kineze ka pasur ndryshime të paimagjinueshme. Kina është bërë ekonomia e dytë më e madhe e botës dhe një forcë e rëndësishme për rritjen e ekonomisë botërore dhe për ruajtjen e paqes në botë. Kina ende e konsideron Shqipërinë si një vend mik. Nisma kineze "Një brez, një rrugë" dhe mekanizmi i Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore i kanë afruar dy vendet përsëri, si dhe kanë krijuar mundësi të reja historike për bashkëpunimin kino-shqiptar

Kina dhe Shqipëria do të forcojnë bashkëpunimin pragmatik ekonomiko-tregtar me parimet e barazisë, të përfitimeve të ndërsjella, të hapjes dhe të transparencës. Përveç angazhimeve për rritjen e investimeve kineze në Shqipëri dhe për nxitjen e projekteve ndihmëse për përmirësimin e jetesës së qytetarëvë shqiptarëve, pala kineze do të importojë më shumë produkte cilësore shqiptare. Të dy palët do të zgjerojnë më tej bashkëpunimin në fusha të tjera, si arsimi dhe turizmi, dhe do të nxisin aktivisht themelimin e Qendrës së Zhvillimit Rinor të Bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të EQL-së në Shqipëri. Pala kineze është e gatshme të bashkëpunojë me shkollat e larta të Shqipërisë, si Universiteti Mesdhetar, do të forcojë bashkëpunimin ne fushat e inteligjencës artificiale, të teknologjisë së informacionit etj., për të ofruar mundësi dhe impuls të ri për zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë. Ai shprehu shpresën që stafi dhe studentët e Universitetit Mesdhetar të bëhen misionarë të miqësisë Kinë-Shqipëri, dhe nxitës për prosperitetin dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Përfaqësuesi i diplomacisë kineze në Shqipëri vuri në dukje se Kina është i mendimit që vendet me prejardhje të ndryshme historike e kulturore dhe me sisteme shoqërore të ndryshme, duhet të forcojnë shkëmbimet dhe të mësojnë nga njëri-tjetri. Popujt e ndryshëm duhet të jenë vigjilentë ndaj së ashtuquajturës "teori e qytetërimeve superiore". Kina mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe pret zhvillimin më të shpejtë të Shqipërisë. Z. Zhou shtoi se, si ambasador i Kinës në Shqipëri, ai do të përkushtohet për thellimin e bashkëpunimit me qarqet e ndryshme shqiptare, me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë dhe të forcimit të mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve.

Presidenti i universitetit Anastas Angjeli i shprehu mirëseardhjen ambasadorit kinez, duke mirëpritur vizitën e tij dhe shkëmbimet me pedagogët e studentët mbi çështjet si zhvillimi i Kinës dhe marrëdhëniet kino-shqiptare.

Z. Angjeli vlerësoi se si ekonomia më e madhe dhe më dinamike e botës, Kina ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në nxitjen e rritjes së ekonomisë botërore, si dhe në zgjidhjen e krizës e të sfidave globale. Kina ka ndjekur një rrugë të veçantë zhvillimi që ndryshon nga modeli i zhvillimit të Perëndimit dhe ka hyrë në një epokë të re historike. "Një brez, një rrugë" është një projekt me domethënie për mbarë botën dhe luan rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendeve të kësaj nisme. Kina dhe Shqipëria duhet ta shfrytëzojnë këtë rast për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, turistik, kulturor dhe arsimor.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe kryeredaktor për Marrëdhëniet e Jashtme të gazetës "Albanian Daily News" Genci Mlloja, që prezantoi librin e tij "China, an Albanian Insight".

      

Gazetar Shekulli publikoi fjalimin e Ambasadorit Z. Zhou Ding

Suggest To a Friend:   
Print