Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori Zhou Ding merr pjesë në veprimtaritë e vizitës së ministrit kinez të Shëndetësisë në Shqipëri
2019/05/31

Me ftesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministri kinez i Shëndetësisë (drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së Kinës), Ma Xiaowei vizitoi Shqipërinë në datat 22 dhe 23 maj.

       

Në takimin me homologen e tij Ogerta Manastirliu, dy palët shkëmbyen mendimet mbi bashkëpunimin praktik në sektorin shëndetësor. Me rastin e kësaj vizite, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding mori pjesë në të gjitha veprimtaritë e delegacionit kinez.

Gjatë vizitës, përveç takimit me homologen e tij, ministri Ma u takua gjithshtu edhe me zv.kryeministrin shqiptar Erion Braçe. Në takim, Ma u shpreh se Kina dhe Shqipëria kanë miqësi tradicionale. Sivjet është 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe dhe Kina është e gatshme që bashkë me Shqipërinë të shfrytëzojnë mirë platformat, si "Një brez, një rrugë" dhe "Bashkëpunimin Kinë-EQL".

Shëndetësia është një fushë e rëndësishme në bashkëpunimin Kinë-Shqipëri. Kina shpreson që me jetësimin e Planit të Veprimit 2018-2020 në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve dhe me përkujdesjen shëndetësore, menaxhimin e spitaleve dhe arsim mjekësor si pika kryesore bashkëpunimi, dy palët do të shtojnë lidhje dypalëshe nëpërmjet vizitave të ndërsjella, bashkëpunimit mes institucioneve përkatëse, për të ndërtuar një partneritet më të ngushtë në shëndetësi.

Delegacioni kinez bëri një vizitë edhe në QSUT dhe Institutin e Shëndetit Publik, duke u njohur nga afër me punët e institucioneve shqiptare në shërbimet shëndetësore.

Suggest To a Friend:   
Print