Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori Zhou Ding, i pranishëm në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare
2019/05/14

Më 8 maj, Universiteti Luarasi organizoi konferencën shkencore ndërkombëtare me temë "Politikat e integruara në kërkim dhe novacion". Në këtë konferencë ishin të ftuar mbi 100 personalitete nga vendi e bota, mes të cilëve dhe ambasadori kinez në Shqipëri, z.Zhou Ding, i cili mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes.

Në fjalimin e tij ambasadori Zhou tha se novacioni është forca e pashtershme për zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e një vendi. Ai shprehu shpresën se Shqipëria mund të marrë nota më të mira në zhvillimin e novacionit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Muajin e kaluar, Kina organizoi me sukses Forumin e dytë Ndërkombëtar për Bashkëpunimin "Një brez, një rrugë" dhe mori rezultate frytdhënëse. Kina do të forcojë më tej bashkë me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë", duke përfshirë Shqipërinë, bashkëpunimin në fushën e kërkimeve shkencore dhe përgatitjen e talenteve, për të nxitur me novacion zhvillimin ekonomik global të qëndrueshëm. Kina, tha ai, është e gatshme të punojë me palën shqiptare për të zhvilluar bashkëpunim në fushën energjike, infrastrukturore, bujqësore, turistike, kulturore, arsimore, etj.

Pritet që Shqipëria mund të krijojë një mjedis më të përshtatshëm për biznes, duke tërhequr ndërmarrje të huaja, përfshirë ndërmarrje kineze, për të investuar në Shqipëri.

Në këtë konferencë u mbajtën fjalime edhe nga rektori i Universitetit Luarasi prof.dr Ethem Ruka dhe të pranishëm të tjerë. Pas ceremonisë së hapjes, u zhvilluan tre panele referimi, përkatësisht me tematika si drejtësia, ekonomia dhe teknologjia e informacionit nga profesorë vendës dhe të huaj.

Universiteti Luarasi është një nga 4 universitetet më të mira të njohura nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë.

Suggest To a Friend:   
Print