Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Tiranë, ambasadori kinez takon zv.ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme
2019/05/01

Më 24 prill, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua me koordinatorin kombëtar të Shqipërisë për marrëdhëniet midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, njëherësh zv.ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj.

Dy palët shkëmbyen pikëpamjet mbi realizimin e unanimiteteve të arritura gjatë takimit dypalësh të dy kryeministrave në Takimin e 8-të të Liderëve Kinë- Vende të Europës Qendrore e Lindore. Në takim ishte gjithashtu i pranishëm këshilltari politik i ambasadës kineze Bai Yunbin etj.

Ambasadori Zhou u shpreh se gjatë Takimit të 8-të të Liderëve, kryeministri i Kinës Li Keqiang dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama zhvilluan bisedime të frytshme dhe planifikuan së bashku drejtimin kryesor të bashkëpunimit dypalësh në fazën e ardhshme.

Pala kineze është e gatshme që së bashku me sektorë të ndryshëm të forcojnë kontaktet dhe të realizojnë si duhet unanimitetet e arritura nga dy liderët dhe të thellojnë bashkëpunimin në fushat arsimore, bujqësore, ekonomiko-tregtare etj.

Pala kineze po ashtu përkrah aktivisht palën shqiptare të nxitë ngritjen e Qendrës së Zhvillimit Rinor Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore në Tiranë.

Nga ana e tij, z. Xhafaj u shpreh se thellimi i bashkëpunimit dypalësh me përfitime reciproke në fusha të ndryshme është synim i përbashkët. Pala shqiptare i kushton rëndësi bashkëpunimit konkret me Kinën dhe shpreson të arrijë rezultate të prekshme në bashkëpunimin e projekteve ekonomiko-tregtare.

Ai shtoi se Shqipëria është e gatshme të punojë me Kinën për shtimin e koordinimit e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat arsimore, bujqësore etj.

Sivjet është Viti i Arsimit dhe i Shkëmbimeve Rinore Kinë- EQL. Pala shqiptare është e gatshme të shpejtojë punët e përgatitjes së ndërtimit të Qendrës të Zhvillimit Rinor Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore.

Suggest To a Friend:   
Print