Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori Zhou Ding takon studentët kinezë në Shqipëri
2019/05/01

Më 23 prill, ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding u takua me 10 studentë kinezë që studiojnë në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit dhe Universitetin e dytë të Gjuhëve të Huaja të Pekinit, të cilët po studiojnë në Shqipëri.

Ambasadori Zhou pasi dëgjoi përvojat e tyre për studimet jashtë vendit tha se Shqipëria dhe Kina kanë një histori unike, me një traditë të veçantë kulturore. Një gjuhë të huaj është një urë me botën e jashtme, është një përvojë e çmuar për të studiuar në Shqipëri, duke thelluar miqësinë me këtë vend.

Ai shprehu shpresën se nxënësit do shtojnë të kuptuarit për Shqipërinë dhe botën për një perspektivë më të gjerë dhe një mendje më të hapur, të studiojnë dallimet kulturore nga këndvështrime të ndryshme, për të forcuar vetëdijen dhe pozicionimin, dhe në mënyrë aktive të promovojnë kulturën kineze, të përcjellin energji pozitive dhe të nxisin mirëkuptimin e ndërsjellë mes dy popujve, duke u bërë lajmëtar të miqësisë Kinë-Shqipëri në epokën e re.

Studentët falenderuan ambasadën për kujdesin dhe ndihmën dhe u shprehën se nëpërmjet pjesëmarrjes në diplomacinë publike ata kanë arritur të përmirësojnë nivelin e gjuhës, kanë njohur më shumë miq, kanë një kuptim më të thellë për historinë, shoqërinë, kulturën e Shqipërisë dhe të miqësisë midis dy vendeve, kanë një planifikim të qartë për të ardhmen, si dhe është frymëzuar dashuria për atdheun dhe janë më të vendosur për t'i shërbyer vendit.

Suggest To a Friend:   
Print