Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez Zhou Ding dhe ministrja Besa Shahini diskutojnë për bashkëpunimin arsimor
2019/04/23

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua më 19 prill me ministren e Arsimit, Sportit e Rinisë të Shqipërisë Besa Shahini. Të dy palët shkëmbyen mendime për forcimin e bashkëpunimit kino-shqiptar në fushën e arsimit, të rinisë e të sporteve. Në takim morën pjesë edhe këshilltari politik i ambasadës kineze Bai Yunbin, këshilltarja e ministres Shahini, Bisej Kapo etj.

Ambasadori Zhou u shpreh në takim se bashkëpunimi dypalësh në fushën e arsimit e të rinisë ka rëndësi të madhe dhe ka lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve miqësore kino-shqiptare. Kina dëshiron të forcojë bashkëpunimin me palën shqiptare për të realizuar së bashku mendimet e rëndësishme unanime të arritura nga kryeministrat e dy vendeve gjatë takimit të 8-të të udhëheqësve të Kinës e të vendeve të Europës Qendrore e Lindore dhe "Programin e Dubrovnikut për bashkëpunimin midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore", duke nxitur shndërrimin e konsensusit në fryte konkrete të bashkëpunimit. Njëkohësisht Kina e Shqipëria do të shpejtojnë punën e ndërtimit të Qendrës së Zhvillimit Rinor Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore, për të shtuar njohjen e ndërsjellë midis të rinjve të këtyre vendeve.

Nga ana e saj, ministrja Besa Shahini u shpreh se Kina ka përvojë të përparuar në fushën e arsimit të lartë etj., që vlen të merret nga pala shqiptare. Shqipëria dëshiron të forcojë bashkëpunimin arsimor me Kinën. Qendra e Zhvillimit Rinor Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore është projekti i parë i drejtuar nga Shqipëria në kornizën e bashkëpunimit "16+1". Shqipëria dëshiron të forcojë shkëmbimet me palën kineze për të nxitur përurimin sa më parë të kësaj qendre.

Suggest To a Friend:   
Print