Home > China-Albania > China-Albania Exchanges
Ambasadori kinez Zhou Ding takon kryebashkiakun Armando Subashi
2019/04/17

Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding u takua të hënën me kryetarin e Bashkisë së Fierit Armando Subashi, i cili do të bëjë një vizitë në Kinë për të marrë pjesë në Samitin e Dytë të Bashkëpunimit Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë". Në këtë takim ishin gjithashtu të pranishëm këshilltari politik i ambasadës kineze në Shqipëri Bai Yunbin dhe drejtori ekzekutiv i Bashkisë së Fierit, Florjan Mucaj.

Ambasadori Zhou vlerësoi dëshirën dhe përpjekjet aktive të Bashkisë së Fierit për nxitjen e bashkëpunimit lokal midis Kinës dhe Shqipërisë. Zhou u shpreh se kryeministrat e dy vendeve kanë rënë dakord njëzëri për importimin e produkteve bujqësore të Shqipërisë në Kinë gjatë takimit të 8-të të udhëheqësve "16+1".

Kina, tha ambasadori Zhou, mirëpret zgjerimin e eksporteve bujqësore shqiptare me cilësi. E ardhmja e zhvillimit bujqësor në qytetin e Fierit është e gjerë dhe Kina nxit kompanitë e veta të kërkojnë raste bashkëpunimi në fushën e investimeve, të bujqësisë dhe të turizmit në këtë qytet.

Z. Subashi shprehu mirënjohje për ftesën nga pala kineze për pjesëmarrjen në samit. Ai tha se do ta shfrytëzojë këtë vizitë në Kinë për të zgjeruar bashkëpunimin konkret midis dy vendeve. Ai shtoi se Fieri është një zonë e rëndësishme bujqësore e Shqipërisë, duke shtuar se është i gatshëm të thellojë shkëmbimet miqësore me provincat dhe qytetet e Kinës në kuadër të kornizës "Një brez, një rrugë".

Suggest To a Friend:   
Print